LAJMI I FUNDIT:

Petliçkovski: Jo çdo rriqër është i infektuar me krime-kongo, virusi nuk transmetohet lehtë

Petliçkovski: Jo çdo rriqër është i infektuar me krime-kongo, virusi nuk transmetohet lehtë

Kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Aleksandar Petliçkovski sot informoi se kanë pasur një takim në kuadër të Komisionit për rastet e etheve krime-kongo në RMV,.

Ata arritën në përfundimin se nuk ka vend për panik, nuk është e nevojshme dhe as produktive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, virusi që transmeton sëmundjen është i pranishëm dhe konkluzionet e tyre janë në radhë të parë masa parandaluese. Siç pohon ai, situata është nën kontroll dhe popullata nuk duhet të ketë frikë.


“Kemi mjaft teste për sëmundjen, edhe pse kemi porositur më shumë. Terapia është gjithashtu e disponueshme. Aq sa një vend mund të jetë gati për këtë sëmundje, ne jemi gati. Kjo sëmundje nuk transmetohet lehtë dhe është ekskluzivisht nga pickimi i rriqrës së infektuar me virus. Ngrohja globale kontribuoi në aktivitetin e tyre më intensiv. Jo çdo rriqër është e infektuar me një virus. Njerëzve nuk u ndalohet të dalin në hapësira të hapura, veçanërisht të ekspozuar janë gjuetarët, peshkatarët, blegtorët, si dhe punëtorët shëndetësorë”, tha Petliçkovski në një konferencë për media.

Ai theksoi se sot mund të merret informacion në Qeveri që do të kërkojë organizimin e një plani veprimi në të cilin do të bëhet vlerësimi se sa shpesh gjenden këto rriqra në rajone të ndryshme dhe ku zbulohen, do të bëhet dezinsektimi, e cila është masa kryesore parandaluese, një masë për të reduktuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes.

Petliçkovski informon se kanë zbuluar se 9 kafshë në Maqedoni janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj virusit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori