Mendoj që Maqedonisë nuk i nevojiten tutorë. Maqedonia, politikanët por edhe populli i Maqedonisë mund të udhëheqin politikë vet politikën e tyre të brendshme. Ndryshe, ekziston Komisioni Shtetëror Zgjedhor që duhet të tregon se a ka kushte për zgjedhje. Procedura për organizimin e KSHZ-së dhe përfshirjen e ekspertëve në KSHZ ishte normale. Aty tanimë janë të përfaqësuar të gjithë që duhet të përfaqësohen. Prandaj vlerësimin duhet ta japin autoritetet, jo unë ose përfaqësues të tjerë nga shtete të ndryshme. Kështu ka deklaruar kroatja Marijana Petir- deputete e Parlamentit Europian, kryesuesja e grupit joformal “Miqtë e Maqedonisë në Parlamentin Europian”.
Ajo mendon se BE nuk mund të sanksionojë Maqedoninë. Maqedonia është e pavarur, ka Kushtetutë dhe si e tillë nuk shohë pse Maqedonia do të kishte sanksionuar Maqedoninë. Juve tani ju duhet ndihmë, dhe s’ka nevojë për vështirsime tjera.
“Maqedonia ka mbetur prapa BE-së për shkak problemit bilateral me Greqinë. Gjithë këtë rrugëtim për BE, e vështirëson edhe problemet e brendshme politike. Unë këtu nuk kam ardhur të jap këshilla se çfarë duhet bërë, sepse mendoj se politikanët në Maqedoni kanë përgjegjësi për interesat e qytetarëve dhe e dinë se për BE duhet unifikim politik. Ajo që është në interes të qytetarëve është që Maqedonia t’i fillon bisedimet për BE. Maqedonia është e rëndësishme për BE-në, është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit. Nuk duhet të harrojmë se Maqedonia po i mbron kufijtë e BE-së, që do të duhej ta bëjnë edhe disa anëtare tjera të BE-së, njofton Portalb.
Apeli im është që zgjidhet kriza politike, të respektohet Marrëveshja e Përzhinos, të mos shkelet dhe zgjedhjet të mos anulohen. Në pushtet vijnë ata që fitojnë në zgjedhje, që kanë legjitimitet. Ata që fitojnë mund ta aplikojnë agjendën e vet, por edhe të bisedojnë dhe t’i japin argumente palës që bën obstruksione në rrugën drejt BE-së”, deklaroi Petir.
Marijana Pertir ka marr pjesë sot në debatin e organizuar nga Sekretariati për çështje juridike me temë “Bisedimet BE: Politika e zgjerimit dhe perspektivat e saj.”/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë