Optimizmi është i popullarizuar, dhe optimistët janë shpesh më të vlerësuar në shoqëri se pesimistët. Megjithatë, në qoftë se pikëpamja juaj e botës nuk është gjithmonë pozitive, nuk keni nevojë të bëni panik.
Pothuajse të gjithë optimistët kanë nivel më të shëndetshëm të kolesterolit, sistem më të fortë imunitar dhe rrezik më të vogël të sulmit në zemër. Optimizmi dhe përfitimet e optimizmit janë pak a shumë të njohura për të gjithë.
Në mesin e njerëzve ka një presion të caktuar për shkak se ata mendojnë se duhet të jenë optimistë. Megjithatë, në qoftë se pikëpamja juaj e botës nuk është gjithmonë pozitive, nuk keni nevojë të bëni panik. Në vijim ju sjellim mënyrat në të cilat pesimizmi ka efekt të mirë në shëndetin tuaj.
Pesimistët jetojnë më gjatë
Një hulumtim ka treguar që personat e rritur që kanë pritje më të vogla për të ardhmen, gëzojnë një jetë të gjatë dhe më të shëndetshme, në krahasim me ata me pritje të mëdha.
Shkencëtarët theksojnë se pesimizmi mund t’i nxisë njerëzit të jetojnë më me kujdes dhe të ndërmarrin disa masa të cilat do ta zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve dhe vdekjes së parakohshme.
Edhe pse optimistët kanë imunitet më të fortë, nivel të shëndetshëm të kolesterolit dhe rrezik më të ulët të sulmit në zemër, ata gjithashtu jetojnë me besimin se sëmundja u ndodhë të tjerëve, për ç’arsye nuk ndërmarrin kurrfarë masa për parandalimin e sëmundjeve.
Pesimistët kanë lidhje më të gjata
Disa hulumtime kanë treguar që, kur është fjala për arritjen e lidhjes afatgjatë dhe të shëndetshme, një masë e vogël e të menduarit negativ definitivisht është e mirëseardhur.
Shkencëtarët kanë konstatuar se disa forma të optimizmit ndikojnë negativisht në zgjidhjen e konflikteve sepse çiftet nuk janë të orientuara drejt mënyrës së zgjidhjeve të konflikteve, por që ato të zgjidhen.
Gjithashtu, njerëzit që e sforcojnë veten në të menduar pozitiv për t’u përballuar më mirë me stresin në marrëdhënien me partnerin, shpesh e ndërpresin atë marrëdhënie.
Çiftet të cilët martesës i qasen në mënyrë paksa pesimiste, gëzojnë martesa më të gjata, më të qëndrueshme dhe më të lumtura.
Pesimizmi rrit produktivitetin
Edhe pse njerëzit janë të fokusuar në të menduarit pozitiv, është vështirë të qëndrosh pozitiv me të gjitha obligimet dhe problemet me të cilat jemi të rrethuar.
Shkencëtarët kanë zbuluar se pesimistët detyrimet e tyre i kryejnë në mënyrë më kualitative dhe në kohë, transmeton Koha.net. Personat pesimistë janë më të prirë për të analizuar dhe i imagjinojnë skenarët më të këqij të mundshëm, gjë që është arsyeja që njëkohësisht përgatiten për më të keqen.
Pesimizmi redukton ankthin
Edhe pse në shikim të parë kjo nuk tingëllon logjike, pesimizmi me të vërtetë mund ta reduktojë ankthin. Shkencëtarët kanë zbuluar se optimistët janë më shpesh nën stres për shkak se janë të ballafaquar me situata të paplanifikuara.
Nga ana tjetër, pesimistët janë të përgatitur edhe për të paplanifikuarën, për ç’arsye në situata të tilla reagojnë më të qetë, në krahasim me optimistët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit