Peshqit dhe prodhimet e detit nga Britania e Madhe po kalben për shkak të rregullave strikte të importit në Bashkim Evropian. Dhe peshkatarët britanikë e shohin veten si humbës pas BREXIT-it.
Shumica e peshkatarëve britanikë votuan pro BREXIT-it. Peshkataria ishte një pikë kryesore e grindjeve në negociatat e mes BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Kryeministri Boris Johnson u kishte premtuar peshkatarëve so do të rifitonin kontrollin mbi ujërat britanikë. Por vetëm shumë pak kohë pasi vendi u largua përherë nga BE-ja, shumë peshkatarë po luftojnë për të mbijetuar.
Një prej tyre është James Green nga Whitstable.
Whitstable jeton nga butakët, guacat dhe karavidhet tani është sezoni i guacave të detit, por që nga 1 janari i këtij viti ai nuk ka shitur asgjë, sepse tregu i tij kryesor është Evropa.
“Për momentin po depozitojmë në kosha dyfishin e frutave të detit, sepse nuk po i shesim. Kam 100-120 ton guaca deti, gati për tregun në Evropë. Tani nuk e di se ç’të bëj me to. 120 ton nuk mund t’i shes vetëm në tregun e Britanisë së Madhe, se këtu nuk ka kaq treg të madh. Biznesi po vdes”, ankohet peshkatari.
Dhe ky nuk është një problem i përkohshëm ose afatshkurtër. Për arsye higjienike, BE e ndalon importin e gocave të gjalla nga vendet jo-anëtare. Dhe Britania e Madhe tani nuk është më anëtare e BE-së.
Një zgjidhje është që butakët të pastrohen para se të eksportohen. Peshkatari Graham West e bën tashmë këtë, por vetëm për tregun e brendshëm britanik.
“Guacat e ujërave të kategorisë B kanë mjafte mikrobe. Këtu i rrezatojmë me dritë ultravioletë, sepse ajo i vret mikrobet dhe bakteret”, sqaron ai.
Të pastruara në këtë mënyrë ato mund eksportohen edhe për Evropë. Por impianti është shumë e vogël dhe nuk përballon shumë tonë. Peshkatari Graham ka ende edhe shumë kërmij të destinuar për tregjet në Azi. Por para se t’i eksportojë, ata duhen zierë. Dhe këtë ai nuk mund ta bëjë vetë prandaj detyrohet t’ua shesë ato tregtarëve ndërmjetës në BE.
“Këto kosha ishin për Irlandë. Por Irlanda e ka mbyllur plotësisht tregun dhe për shkak të BREXIT-it nuk mund të shesim më asgjë të gjallë. Frutat e detit po kalben duke pritur në kontejnerë”, thotë peshkatari West.
Kjo do të thotë tani është bllokuar jo vetëm biznesi i tij me Evropën por edhe me Azinë. Peshkatarët e Whitstable janë goditur rëndë. Edhe sepse për momentin, thuajse asnjë britanik nuk ha goca ose karavidhe ngaqë për shkak të pandemisë, restorantet janë mbyllur.
Fundi i pandemisë së paku po duket në horizont, thotë peshkatari James Green. Por ndalimi i eksporteve për në BE, më shkatërroi brenda natës 50 për qind të biznesit. Dhe kjo qe një goditje e papritur. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake