LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqeni mbyt një sërfist në Australi

Peshkaqeni mbyt një sërfist në Australi

Një peshkaqen i madh prej 3 metrave, mbyti një sërfist në New South Wales të Australisë, deklaron policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, peshkaqeni kafshoi këmbën e sportistit, në Kingscliff, 800 kilometra në veri të Sidney.


Disa gardianë të detit u përpoqën ta ndihmojnë atë, por megjithëse u soll në plazh, ai vdiq atje nga plagët e tij.

Bëhet e ditur se ky është sulmi i tretë fatal nga një peshkaqen në ujërat australiane këtë vit.

Megjithëse policët e armatosur ishin mobilizuar për të gjetur peshkaqenin, ata nuk arritën ta vrisnin dhe u largua nga zona pas disa orësh./Telegrafi/