LAJMI I FUNDIT:

Historia e peshëngritësit që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike pas premtimit për gruan e tij që cila vdiq tragjikisht

Historia e peshëngritësit që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike pas premtimit për gruan e tij që cila vdiq tragjikisht

Një peshëngritës fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike pasi i bëri një premtim gruas së tij të ndjerë, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike disa muaj më parë.

Shpesh ka shumë faktorë që i motivojnë atletët olimpikë drejt triumfit, shumë përtej perspektivës për të marrë në dorë një medalje.

Kështu ndodhi në Lojërat Olimpike të 2008-ës në Pekin, kur një nga historitë më tronditëse të Lojërave u shfaq gjatë garës së peshëngritjes.


Matthias Steiner i Gjermanisë mori medaljen e artë në peshëngritjen +105 kg dhe ishte një arritje monumentale për disa arsye.

Steiner konkurroi në Pekin vetëm një vit pasi gruaja e tij, Susann, vdiq tragjikisht kur makina e saj u përplas me një veturë tjetër që po lëvizte në anën e gabuar të rrugës.

Peshëngritësi thuhet se humbi deri në tetë kilogramë teksa mërzitej për vdekjen e gruas së tij, por ishte në gjendje të vazhdonte stërvitjen e tij pasi ai i kishte premtuar se do të fitonte medaljen e artë në Lojërat Olimpike të 2008-ës.

Gjatë Lojërave Olimpike verën e ardhshme, Steiner dështoi në përpjekjen e tij të tretë të rrëmbimit dhe me 203 kg u rendit i katërti.

Pavarësisht se dështoi në përpjekjen e tij të parë, Stainer ishte në gjendje të prodhonte një ngritje të suksesshme 258 kg dhe gjithsej 461 kg, duke i dhënë atij medaljen e artë.

Ajo që pasoi ishte një nga skenat më emocionale në historinë olimpike, teksa Steiner shpërtheu në lot. Ai qëndroi në podiumin e medalistëve me një foto të gruas së tij të ndjerë dhe medaljen e artë që i kishte premtuar se do ta fitonte.

Sporti ka prodhuar disa histori të pabesueshme gjatë viteve, por pak kanë qenë aq emocionues sa ajo që kaloi Steiner. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori