I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni i cili tanimë është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”. Inteligjenca e tij është e të njëjtit spekter me atë të fizikantit Albert Ajnshtain!
Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana.
Dionisi, pasi na habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj… i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më i rrallë se 0.1% i popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë. Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu.
Fillimisht prindërit nuk e vunë re inteligjencën e tij duke menduar se “të gjithë fëmijët në ditët e sotme të tillë janë” por kur të tjerët nisën të befasoheshin prej tij, atëherë e kuptuan se fëmija i tyre ishte vërtet ndryshe.
Dionisi i vogël tani bën shumëzime me shumë shifra, ushtrimet e olimpiadës të matematikës së klasave 1 – 2 fillore i zgjidhte që 4 vjeç , ndërsa para pak kohesh ka shkruar një libër për sistemin diellor të cilin kërkon ta publikojë së shpejti. 5-vjeçari gjeni ka shumë dëshirë të shkruajë libra e t’i publikojë ato edhe në Amerikë.
Por si nisi gjithçka?
Ai ishte vetëm 1 vjeç kur mësoi shkronjat dhe numrat në shqip dhe në anglisht.
Pa kaluar ende disa muaj ai mësoi të lexojë rrjedhshëm në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht gjithashtu. Kur mbushi 2 vjeç, prindërit e Dionisit zbuluan se i biri kishte mësuar gjysmën e alfabetit rus edhe në formën e shkruar.
Prindërit u përpoqën ta ndalonin duke menduar se kjo nuk do të ishte e domosdoshme për të ardhmen e tij dhe e orientuan atë drejt alfabetit grek të cilin ai e mësoi në një pasdite të vetme, si në shkrim ashtu edhe në lexim.
Pa u mbushur një javë, ai mësoi të numëronte në greqisht deri në bilion. Në të njëjtën kohë ishte në gjendje të thoshte alfabetin anglez nga fillimi në fund dhe anasjelltas me të njëjtën shpejtësi e duke shkruar gjithçka që prindërit i diktonin.
Dionisi gjeni, di gjithashtu të shpjegojë të gjitha format gjeometrike i ndihmuar nga gjuha greke. Kur ishte 3 vjeç, ai nisi të lexonte me shpejtësi numra shumë shifrorë, deri në 40 shifra, në shqip dhe në anglisht.
Në po të njëjtën moshë, ai mësoi të gjitha planetet e sistemin diellor, yjet, galaktikat, gjeografinë e botës, flamujt e shteteve, lumenjtë, liqenet, malet dhe të gjithë elementët periodikë, anatominë e njeriut, e të gjitha llojet e dinozaurëve.
Lexon libra, kryesisht enciklopedi, pa u nxitur nga askush. Dionisi ka lexuar rreth 700 libra deri tani, 200 prej të cilave, enciklopedi angleze, transmeton newsbomb.
Prej tre vitesh, gjeniu 5 vjeçar mund të bëjë veprime matematikore me mbledhje, zbritje e madje edhe me numra negativë. Prindërit e kanë ndaluar të mësojë shumëzimin por siç thonë, ai i llogarit vetë sipas metodës së tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre