LAJMI I FUNDIT:

Pesëvjeçari arrin të mbledh mbi 1 milion funte për punëtorët shëndetësorë – duke ecur disa kilometra në këmbët e tij protetike

Pesëvjeçari arrin të mbledh mbi 1 milion funte për punëtorët shëndetësorë – duke ecur disa kilometra në këmbët e tij protetike

Një djalë i ri ka arritur të mbledhë një 1 milion funte për punëtorët shëndetësorë pasi përfundoi një shëtitje bamirësie në këmbët e tij të reja protetike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Toni Hudgell, pesë vjeç, i cili humbi të dy këmbët pasi pësoi abuzim fizik nga prindërit e tij biologjikë kur kishte vetëm 41 ditë që nga lindja e tij.


Siç thuhet më tej, lëndimet çuan atë në sepsë dhe dështim të shumëfishtë të organeve, me gjendjen e tij duke u bërë aq e rëndë, saqë iu desh që të dy gjymtyrët të amputoheshin.

Djaloshi i vogël trim, i cili është adoptuar nga prindërit e dashur Paula dhe Marku, ka qenë duke përdorur bllokimin e coronavirusit për të mësuar të ecë në gjymtyrët e tij të reja protetike.

Frymëzuar nga përpjekjet e fundit të kapitenit Tom Moore, Tony vendosi që sfidën e tij personale ta kthejë në një mbledhje fondesh dhe vendosi të mbledh 500 funte, duke ecur 10 km në 30 ditë.

Sidoqoftë, i riu kaloi shumëfish objektivin e tij dhe vazhdoi të mblidhte kapte 1.073.112 funte për “Evelina London Children’s Hospital” në Lambeth.

Kështu, në festimin e punës së tij të shkëlqyeshme, Tony u nderua dje me çmimin e Kryeministrit “Points of Light”, i cili u jepet ‘vullnetarëve të shquar individualë’ për ndryshimin brenda komuniteteve të tyre.

Deputeti lokal, Tom Tugendhat, prezantoi çmimin, duke thënë: “Tony Hudgell është një frymëzim për të gjithë”.

“Ai ka kapur zemrat e kombit dhe sfida e tij i ka mundësuar që të tregojë se sa i veçantë është për të gjithë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori