Pesë emisarët për dialogun Kosovë-Serbi do të jenë për vizitë në Prishtinë, ndërkaq takimi me kryeministrin Albin Kurti është paralajmëruar për në ora 10:00.
Telegrafi merr vesh se emisarët për dialogun Kosovë-Serbi pritet të sjellin edhe draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përgatitur prej tyre.
“Bazë e këtij drafti është edhe Pakoja e Ahtisaarit”, tha ky burim.
Siç shkruan Telegrafi kjo përputhet me një bisedë që përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka pasur gjatë shtatorit me disa ministra të punëve të jashtme (përfshirë te Shqipërisë dhe Maqedonisë) në Santander të Spanjës.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit francez Emmanuel Bonne, këshilltari për politikë të jashtme i kancelarit gjerman Jens Plotner dhe këshilltari i Qeverisë italiane, Francesco Talo, pas vizitës në Kosovë, do të udhëtojnë për në Beograd.
Vizita e tyre vjen pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u sulmua Policia e Kosovës nga një grup terroristësh serbë.
E një ditë para vizitës së emisarëve, kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për gazetarë tha se kërkesat dhe ofertat e tyre do t’i mësojë të shtunën.
“Çka do të kërkojnë e çka do të ofrojnë e marrim vesh të shtunën. Unë mund të them se nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, por edhe për popullin e shoqërinë, për këtë ne punojnë ditë e natë.
Në dhjetorin e vitit të kaluar i kishim tri javë 16 barrikada në veri. Më 26 ishte një sulm terrorist ku është vrarë heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. Është jetike për Kosovën, demokracinë por edhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi që ata që nuk e kanë ditur ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar, më në fund duhet ta bëjnë këtë sepse nuk është Kosova që duhet t’i vënë masa ndëshkuese por është Serbia ajo që duhet t’i vendosen sanksionet”, tha ai.
Kurti tha se sa i përket dialogut në Bruksel, ai tha se marrëveshjet nuk është duke i zbatuar Serbia.
Ndërkaq, analisti Dritëro Arifi në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se pala kosovare duhet të mendohet se si duhet qasur dialogut.
“Është mirë që po vijnë që të shihet se si do të vazhdohet tutje, besoj që pesëshja ka me qit edhe kushte, afate, me siguri një prej kushteve ka me qenë edhe mbajtja e zgjedhjeve në veri, e që nuk po duket në horizont pasi që kushtet në terren kanë ndryshuar, prej 24 shtatorit gjithçka ka ndryshuar.
Tashmë duhet të mendohet se si duhet qasur dialogut, a duhet me qenë dialog politik mes BE-së dhe Kosovës, sepse me Serbinë nuk mendoj që do të ketë paqe, me këtë qasje që ka Serbia nuk po shoh paqe në horizont, as në të ardhmen, e as më larg”, është shprehur ai.
Edhe analisti Gazmir Raci ka thënë se është shumë e rëndësishme që ndërmjetësuesit po vijnë në Kosovë.
“Unë besoj që Kosova duhet t’i mbrojë qëndrimet e veta, që tashmë janë publike”, tha mes tjerash ai.
Analisti tha se duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pastaj të diskutohet për Asociacion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova