LAJMI I FUNDIT:

Pesë vjet pa Adem Demaçin, Kurti bën homazhe te varri i tij: Figurë e jashtëzakonshme dhe unike e kombit shqiptarë

Pesë vjet pa Adem Demaçin, Kurti bën homazhe te varri i tij: Figurë e jashtëzakonshme dhe unike e kombit shqiptarë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi.

Kurti pas homazheve në një prononcim për media ka thënë se Adem Demaçi është figurë e jashtëzakonshme dhe unike e kombit shqiptarë.


Ai tha se jeta dhe vepra e Demaçit i mbush me përgjegjësi dhe vetëbesim.

“Vendosëm lule të freskta dhe bëmë nderime te varri i Adem Ademaçit, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, në përkujtim të një figure të jashtëzakonshme dhe unike të kombit shqiptarë. Sot u bën pesë vjet që baca Adem shkoi në amshim. Jeta dhe vepra e Ademit na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca duke bërë homazhe te varri i Adem Demaçit /Foto: Ridvan Slivova/

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se baca Adem është një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptarë.

​28 vjet burg për çështje kombëtare - Kush ishte Adem Demaçi
Lexo po ashtu ​28 vjet burg për çështje kombëtare - Kush ishte Adem Demaçi

Konjufca tutje u shpreh se Demaçi ka qenë në krye të proceseve më të rëndësishme të kombit.

“Një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptarë…Për shkak të respektit që e kishim e thërrisnim baci Adem. Pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë një nga figurat më të rëndësishme, pasi ka ditur t’i artikulojë të drejtat më të rëndësishme të kombit shqiptarë. Ai ka qenë në krye të proceseve më të rëndësishme të kombit tonë. Duke filluar prej viteve ’50-të kur u burgos për herë të parë e deri më 1998…Ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek ne”, ka thënë Konjufca.

Homazhe te varri i Adem Demaçit /Foto: Ridvan Slivova/

Ndryshe, sot bëhen pesë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës, përcjell Telegrafi.

Familja e Adem Demaçit /Foto: Ridvan Slivova/

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambuje për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën e tij dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptarë, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare.

Ai ka shkruar romanin “Gjarpinjtë e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori