LAJMI I FUNDIT:

Pesë vetura ekonomike, që do ishin shumë të kërkuara po që se bëhen sportive (Foto)

Pesë vetura ekonomike, që do ishin shumë të kërkuara po që se bëhen sportive (Foto)

Të gjitha këto modele, urgjentisht duhet të shndërrohen në sportive

Entuziastët e veturave, vështirë se do të mahniteshin nga një Ford Fiesta ekonomik, transmeton Telegrafi. Pastaj, Ford e krijoi versionin sportiv Fiesta ST dhe papritmas, kjo makinë u bë më e dëshiruara e komunitetit të entuziastëve.


Për fat të keq, ky model është plakur dhe heqja nga tregu, lë një boshllëk të madh në këtë segment. Duke pasur si bazë këtë shembull, është krijuar një listë me pesë makinë, që do kishin kërkesë të madhe, po që se shndërrohen në modele sportive.

Toyota Corolla

Sapo është prezantuar Corolla 2019 dhe të gjithëve iu ka pëlqyer. Megjithëse i vjetri iM ishte shumë i mirë, pasardhësi është shumë më i kompletuar, veçanërisht ngjyra e kaltër. Por, koha është që Toyota ta sjëllë modelin sportiv të Corrolla, që do të rivalizonte me Volkswagen Golf GTI.

I riu duket i egër dhe mjaft komod, por ka vetëm 168 kuajfuqi. Të ndriturit e njësive në së paku 250, do ta bënte shumë të kërkuar.

Mazda3

Për një kohë të gjatë, këtij prodhuesi i është kërkuar ta kthejë sërish modelet nga MazdaSpeed. Pritjet nuk u përmbushën, pasi e tëra që u bë ishte vendosja e motorit prej 2.5-litra në Mazda6, që nuk bëhet asnjëherë MazdaSpeed6. Konsiderohet se Mazda3 me 250 kuajfuqi dhe motor nga Mazda6, do ishte një kundërpërgjigje e mirë për GTI.

Honda Fit

Përkundër prodhimit të 150 kuajfuqive, përmes motorit prej 1.5-litra, Honda Fit është shumë i këndshëm për ta vozitur. Por, një version i ri Si ose R Type me së paku 200 kuajfuqi, do ta bënte të përkryer. Fit është një makinë e vogël por e shkathët, andaj versioni sportiv o ta bënte edhe më të dëshiruar për xhirot urbane.

Subaru Crosstrek

Prodhuesi japonez nuk është treguar kursimtar në dizajnimin e Crosstrek, andaj kjo vetëurë është shumë interesante. Duket shumë më sportive se paraardhësit, por ka vetëm 2.0-litra që prodhon 152 kuajfuqi. Një Crosstrek me 268 kuajfuqi nga WRX, do ta bënte një makinë aventuriere, që do plotësonte të gjitha kërkesat e entuziastëve.

Mitsubishi Mirage

Shembulli fundit duket paksa i befasishëm, por njohësit e makinave janë pajtuar në masë të madhe. Ka pasur mahi të mëdha me këtë model, por me çmimin bazë prej 12 mijë eurove, është bërë shumë e kërkuar. Kjo e bën kandidat të përkryer, si makinë nga buxheti ulët, me përformancë të lartë. E tëra që duhet bërë, është t’ia shtojë përformancën, por jo edhe çmimin, së paku jo mbi 20 mijë euro. Në këtë formë, Mirage do ishte shumë i kërkuar, veçanërisht prej të rinjëve që e duan një makinë sportive, por që nuk kanë të ardhura për ta blerë. /Telegrafi/