LAJMI I FUNDIT:

Pesë vendet që nuk kanë aeroportin e tyre

Pesë vendet që nuk kanë aeroportin e tyre
(Foto: ACI Insights)

Lista e vendeve që nuk kanë aeroportin e tyre është në të njëjtën kohë edhe lista e vendeve që janë ndër më të voglat në botë për sa i përket sipërfaqes që zënë, dhe ndër to janë: Vatikani, Monako, Lihtenshtajni, Andorra dhe San Marino.

Para se të filloni të planifikoni një pushim në Evropë, mund të dëshironi të kontrolloni fillimisht nëse destinacioni juaj i dëshiruar ka një aeroport.


Edhe pse vendet në listë nuk kanë aeroportin e tyre, zakonisht është më pak se një orë larg atyre të vendeve fqinje dhe mangësia mund të kompensohet lehtësisht.

Pesë vendet që nuk kanë aeroportin e tyre:

Vatikani

(Foto: Foto: Shutterstock)

Vatikani është shteti më i vogël në botë, i vendosur brenda Italisë. Pa aeroport, do t’ju duhet të fluturoni për në Aeroportin Leonardo da Vinci të Romës dhe më pas të merrni një taksi – udhëtimi zgjat rreth 35 minuta.

Është gjithashtu i vetmi vend në Evropë, ku nuk është hapur kurrë një restorant McDonald’s.

Monako

(Foto: Foto: Shutterstock)

Vendi i dytë më i vogël në botë, Monako, është i rrethuar nga Franca dhe nuk ka një aeroport.

Ju do të duhet të fluturoni për në Aeroportin Nice Cote d’Azur dhe më pas të merrni një taksi për reth 30 minuta për të arritur në Monako.

Andorra

(Foto: Foto: Shutterstock)

Shteti i Andorrës gjithashtu nuk ka aeroportin e vet, megjithëse mund të udhëtoni atje përmes Spanjës ose Francës, që kufizohet me këtë vend të vogël.

Aeroporti më i afërt është Seo De Urgel në Spanjë dhe udhëtimi për në Andorra zgjat rreth 35 minuta me automjet.

San Marino

(Foto: Foto: Shutterstock)

San Marino është një tjetër nga pesë vendet që nuk kanë aeroportin e tyre.

Aeroporti më i afërt është në qytetin italian, Rimini. Udhëtimi nga aeroporti Federico Fellini zgjat rreth 30 minuta.

Lihtenshtajni

(Foto: Foto: Shutterstock)

Nuk mund të fluturosh as për në Lihtenshtajn, një vend i rrethuar nga Zvicra dhe Austria. Mënyra më e mirë është të fluturoni për në Cyrih dhe më pas të merrni një taksi ose të shkoni me tren nga Bucha ose Sargans në kufirin zviceran.

Në vitin 2019, Lonely Planet e shpalli këtë vend një nga destinacionet më të mira evropiane për t’u vizituar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori