LAJMI I FUNDIT:

Pesë ushtrimet e lehta që mund t’i bëni edhe në dhomën tuaj (Video)

Pesë ushtrimet e lehta që mund t’i bëni edhe në dhomën tuaj (Video)

Një studim i ri ka zbuluar se shumë britanikë e vlerësojnë shkuarjen në palestër si një nga gjërat më ‘poshtëruese’.

Pra, njerëzve nuk u pëlqen që tjerët t’i shohin jashtë linjave normale të trupit apo të mbushur me djersë, transmeton Telegrafi.


Por, si t’ia bëni nëse keni dëshirë të keni një trup në formë dhe njëkohësisht nuk dëshironi të stërviteni në prani të tjerëve?

Epo, pikërisht për këtë arsye një ekip me ekspertë ka përpiluar disa udhërrëfyes të shkurtë fitnesi me ushtrimet fizike të cilat mund t’i bëni gjatë kohës kur jeni duke shikuar televizor në dhomën tuaj!

Bëjeni pauzë lojën në PlayStation dhe shpenzoni tetë minuta duke e bërë këtë ushtrim

15 minuta shfletim në Instagram zëvendësoni me këtë seri ushtrimesh

Zëvendësoni qëndrimin kot duke shikuar në televizor, me katër minuta prej këtyre ushtrimeve

Shpenzoni 25 minuta duke e shijuar një episod të serialit tuaj të preferuar, ndërsa njëkohësisht ushtroni muskujt

Gjatë reklamave në televizor, kërceni nga divani për disa ushtrime të shpejta