Pesë ushqimet e mbrëmjes që ndihmojnë të humbni peshë

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organeve dhe të gjithë organizmit. Ai është i lidhur ngushtë jo vetëm me shëndetin mendor por edhe me mbipeshën dhe rënien prej saj. Ndërprerja e tij ose cilësia e dobët e gjumit është faktor i rëndësishëm në shtimin në peshë.
Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që përkujdesen për shëndetin duhet të jenë të vëmendshëm ndaj ushqimeve që konsumojnë përpara se të shkojnë për të fjetur. Ndërkohë sipas tyre, ka disa ushqyes që ju ndihmojnë të eliminoni yndyrat dhe të përmirësoni nivelin e sheqerit në gjak, transmeton AgroWeb.
Rekomandohen pesë pijet dhe ushqimet e duhura që mund të konsumoni përpara se të flini:
Qumështi dhe kosi
Qumështi përmban triptofan dhe kalcium të cilat ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë. Një gjumë i tillë pakëson oreksin e tepërt të nesërmen. Qumështi përmban edhe proteina që janë të ngadalta në tretje. Këto proteina ju ndihmojnë të krijoni masë muskulore ndërkohë që jeni në gjumë. Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe për fëmijë. Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalcium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë.
Lëngu i rrushit
Përmban karbohidrate të thjeshta të cilat nxisin sekretimin e insulinës ndërkohë që jeni në gjumë. Ky lëng gjithashtu rregullon orën biologjike të trupit ndërkohë që antioksiduesit eliminojnë yndyrat.
Çaj kamomili
Çaji kamomil luan rolin e qetësuesit natyral. Ky çaj gjithashtu është i lidhur fort me përmirësimin e kontrollit mbi glukozën dhe rënien në peshë.
Kefiri
Kefiri është i pasur me probiotikë të cilët mirëmbajnë nivelet e shëndetshme të baktereve. Probiotikët përmirësojnë gjithashtu përthithjen e vitaminave dhe mineraleve. Sipas të dhënave ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun. Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi. Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm. Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75 për qind e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.
Ujë me limon jeshil, mente dhe fruta
Nëse gjatë natës ju duket sikur jeni të uritur, pini një gotë me ujë me limon jeshil, mente dhe fruta. Në këtë mënyrë do të merrni ushqyes të dobishëm dhe nuk do ta teproni me ushqimin. Gjithashtu këshillohet se një zgjedhje e duhur është edhe konsumimi i kastravecit në mbrëmje sepse ndihmon për tretjen dhe falë përmbajtjes së fibrave ndihmon të japë ndjesinë e ngopjes për më gjatë.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë ‘viktima’

Disa nga simptomat e hershme që tregojnë mundësinë e zhvillimit të sklerozës multiple

Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe ajo njihet dhe vlerësohet edhe jashtë vendit

Disa nga simptomat e hershme që tregojnë mundësinë e zhvillimit të sklerozës multiple

Kurrë nuk bën të provoni ushqimin në të cilin ka qëndruar miza: Vërejtje serioze e shkencëtarëve!

Sekreti për një jetë të gjatë? Konsumoni shumë rozmarinë dhe bëni shumë dashuri

Të mungon dikush? Si ta përballoni ndjesinë e vetmisë

Ushqimi mund të përmirësojë, por edhe të përkeqësojë sëmundjet! Ja çfarë duhet të shmangin disa pacientë

Shenjat fillestare të sklerozës

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium