LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vdekur nga tri aksidente, Haradinaj: Policia të jetë e pa kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit

Pesë të vdekur nga tri aksidente, Haradinaj: Policia të jetë e pa kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit

Të shtunën në Kosovë ndodhën tri aksidente të cilat ishin fatale për jetën e pesë personave.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.


Haradinaj ka kërkuar nga pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar, derisa i ka bërë thirrje policisë që të jenë të pa kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat.

I pari i AAK-së, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave derisa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Pesë të vdekur në aksidente ditën e shtunë, policia jep detaje
Lexo po ashtu Pesë të vdekur në aksidente ditën e shtunë, policia jep detaje

Postimi i plotë:

Mos e humbni jetën dhe mos i merrni jetën askujt në komunikacion

Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i përcjell lajmet për tragjeditë në komunikacion, të cilat rezultuan me humbje jete, fatkeqësisht. Apeloj te çdo pjesëmarrës në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave. Nuk është vetëm jeta juaj në lojë, por edhe jeta e të tjerëve!

Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pa kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë.

Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve! /Telegrafi/