LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Pesë të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar pesë persona për dhunë në familje gjatë 24 orëve.

Sipas raportit, nga një i dyshuar për dhunë është arrestuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, e Gjakovë, ndërsa në Istog janë arrestuar dy vëllezër të cilët ishin përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje.


“Prishtinë 06.05.2020 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nipin e tij. I dyshuari pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kurse, në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 21:30, është arrestuar një i dyshuar i cili kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Istog 05.05.2020 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar vëllezër, për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndërmjet veti. Të dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kurse, në Gjakovë i arrestuari që dyshohet se kishte dulmuar fizikisht babanë e tij, ishte me të meta mendore, dhe pas arrestimit është dërguar në repartin psikiatrik, ku është hospitalizuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori