LAJMI I FUNDIT:

Pesë rrokaqiejt më të bukur super të lartë, ndërtimin e të cilëve ne e presim

Pesë rrokaqiejt më të bukur super të lartë, ndërtimin e të cilëve ne e presim

Disa nga firmat më të famshme arkitektonike në botë, duke përfshirë BIG, Foster + Partners, Zaha Hadid Architects, aktualisht po ndërtojnë ndërtesa mahnitëse në të gjithë botën që do të jenë më të larta se 300 metra

Ne ju zbulojmë pesë ndërtesat më të bukura super të larta që do të bëhen simbole të reja të shteteve në gjithë botën në vitet e ardhshme.


1. Kulla e Torch/Sou Fujimoto Architects, Tokio, Japan

Jemi mësuar që kjo firmë arkitektonike të projektojë ndërtesa të mahnitshme të formës fluide futuristike që ju lënë pa frymë. Kjo kullë mbresëlënëse do të jetë e lartë 390 metra, dhe kur të ndërtohet në vitin 2028, ajo do të bëhet ndërtesa më e lartë në Japoni.

Projektimi i segmentit të saj të sipërm është bërë nga firma arkitektonike japoneze “Sou Fujimoto Architects”, ndërsa kompania “Mitsubishi Jisho Sekkei Inc” e ka punuar projektin e ndërtesës.

2. Kulla C/ Zaha Hadid Architects, Shenzhen, China

Megjithëse kompania është udhëhequr nga arkitekti Patrik Schumacher në vitet e fundit, dizajni i “Tower C” ndjek me besnikëri stilin e njohur të kompanisë të themeluar nga Zaha Hadid.

Ndërtesa përbëhet nga dy kulla në formë rrethore, të lidhura me tarraca jeshile të shkallëzuara dhe me ura qiellore. Kulla më e lartë do të arrijë lartësinë prej pothuajse 400 metrash.

3. “Spiral”/ BIG, New York, USA

Një kullë e lartë 314 metra e projektuar nga firma arkitekturore daneze Bjarke Ingels Group (BIG) do të ndërtohet në New York vitin e ardhshëm.

Me emrin “Spirale”, kulla do të njihet për tarracat e shkallëzuara të mbuluara me bimë, të cilat do të mbështillen në mënyrë spirale rreth fasadës së qelqit – deri në majë të rrokaqiellit.

4. Ndërtesa “Vista”/Studio Gang Chicago, USA

Kulla “Vista” u projektua nga firma e Çikagos “Studio Gang” të cilën e ka themeluar në vitin 1997 arkitektja e njohur Jeanne Gang.

Rrokaqielli do të përbëhet nga tre kulla të lidhura në lartësi që do të ngrihen 46, 70 dhe 95 kate. Me lartësi 348 metra, ndërtesa “Vista” do të bëhet rrokaqielli i tretë më i gjatë në Chikago dhe ndërtesa më e lartë në botë e projektuar nga një grua.

5. The Towers /Foster + Partners, Miami, USA

Kullat Binjake në Miami janë një nga tri projektet super të larta të projektuara nga arkitekti i famshëm Norman Foster të cilat priten në vitet e ardhshme. Ndërtesa do të përmbajë 660 njësi banimi dhe do të jetë 320 metra e lartë.

/Telegrafi/