LAJMI I FUNDIT:

Pesë rregullat e arta të prindërimit sipas Kate Middleton

Pesë rregullat e arta të prindërimit sipas Kate Middleton

E keni menduar ndonjëherë si është mënyra e të edukuarit dhe të rriturit të një princi apo princeshe?

Shpeshherë kur lexojmë për ta mendojmë se janë fatlumë, që me siguri hanë me lugë floriri apo që kanë komoditete të tjera që shumë fëmijë e prindër nuk i çojnë ndër mend as në ëndrra.


Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, i ka dërguar një letër autorit të librit “The modern mother’s handbook: how to raise a happy, healthy, smart, disciplined and interesting child, starting from birth” duke i treguar rregullat e saj të prindërimit.

Sipas saj rregullat më të mira janë:

1. Pranoni ndihmë, sidomos gjatë javëve të para pas lindjes

Edhe Kate e ka bërë këtë. Ajo u vendos në shtëpinë e nënës së saj në Bucklebury disa javë pas lindjes. Gjatë kësaj kohe mori gjithë ndihmën dhe përkujdesjen për të cilën kishte nevojë.

2. Dëgjoni muzikë me fëmijët

Kensington është një pallat që “gumëzhin” nga muzika. Kate rekomandon të këndoni dhe të kërceni shpesh me fëmijët tuaj, t’u mësoni të luajnë ndonjë instrument dhe t’i ndihmoni të zbulojnë talentet e tyre.

3. Mësojuni të jenë mirënjohës që në moshë të vogël

Gjatë vizitës së Michelle dhe Barack Obama në Kensington në prill të vitit 2016, Kate u sigurua që i pranishëm të ishte edhe George, i cili falënderoi çiftin presidencial për dhuratën që i bënë (një kalë druri), duke u hedhur mbi të i lumtur.

4. Ruani qetësinë gjatë zemërimeve të momentit

Gjatë një ceremonie të rëndësishme mbretërore princi George shpërtheu në britma, dukesha ndërhyri menjëherë duke ruajtur qetësinë dhe duke i folur me një zë të bindur njëkohësisht, ndërsa sytë e të gjithë botës ishin mbi ta.

5. Qeshni shpesh bashkë me fëmijën

Shpeshherë Kate qesh me të madhe bashkë me fëmijët e saj ndërsa ata bëjnë ndonjë “prapësi”.