LAJMI I FUNDIT:

Pesë raste të falsifikimit të parasë në 24 orët e fundit

Pesë raste të falsifikimit të parasë në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar pesë raste të falsifikimit të parasë.

Rastet e falsifikimit të parasë janë raportuar në Graçanicë, Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.


Graçanicë 20.08.2021 – 10:00. Ankuesja femër kosovare arkëtare në bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një monedhë prej 100 €, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.08.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare punëtore në një market, ka informuar se ka pranuar një monedhë prej 100 euro, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.08.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga një person i panjohur është deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, për të cilën dyshohet që është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Adem Jashari, Gjilan 16.08.2021 – 07:59. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë, ka informuar se nga një person i pa njohur është deponuar një kartëmonedhë prej 500 €, e cila dyshohet që është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 05.08.2021 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se ditë më parë janë deponuar 1400 € (14 x 100), për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori