LAJMI I FUNDIT:

Pesë përfitimet për diabetikët që ka peshku dhe ushqimet e detit

Pesë përfitimet për diabetikët që ka peshku dhe ushqimet e detit
Dr. Rreze Serhati Morina, endokrinologe

Peshku përmban proteina, omega 3 e vitaminë D dhe ndihmon shëndetin e eshtrave, syve dhe nervave

Dr. Rreze Serhati Morina
Endokrinologe
tel. 049667722


Rekomandohet që të konsumojmë dy racione peshk në javë (një racion konsiderohet 140 gram peshk i gatuar).

Peshku është ushqim i shëndetshëm për personat me diabet; proteinat japin energji omega 3 është e dobishme për zemrën, kurse duke pasur parasysh se vitamina D zakonisht është e ulët te diabetikët, peshku konsiderohet burim i mirë i kësaj vitamine.

Kujdes! Nuk janë të rralla alergjitë në peshk dhe ushqime të detit (për nga shpeshtësia janë pas alergjive në vezë dhe në kikirik), prandaj duhet të konsultoheni me mjekun nëse pas konsumimit të peshkut keni nauze, dhimbje të lukthit dhe barkqitje.

1. Ndihmon kontrollimin e sheqerit në gjak. Peshku përveç se ka pak yndyra e ndihmon edhe kontrollin e sheqerit në gjak. Normalisht, kjo vlen nëse konsumohet me masë.

2. E ul rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare. Omega 3 ndihmon në uljen e nivelit të yndyrave dhe të kolesterolit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë diabetikët kanë 2-3 herë rrezik më të madh për infarkt miokardi dhe insult cerebral dhe 80% e personave me diabet vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj, efekti i omega 3 që përmban peshku është shumë i dobishëm.

3. Është burim i proteinave të cilat janë shumë të rëndësishme për një dietë të balancuar.

4. E ul dëmtimin e fijeve nervore si pasojë e diabetit. Dihet se peshku përmban vitaminën B12, fosfor dhe vitaminë D të cilat janë nutricientë që parandalojnë dëmtimet nervore.

5. Diabeti i shtatzënisë – peshku e ul rrezikun e shfaqjes së komplikimeve gjatë shtatzënisë. Diabeti gestacional është një gjendje kur edhe shtatzëna, por edhe fetusi rrezikohen nga çrregullimi i vlerës së sheqerit në gjak. Peshku ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe e stabilizon vlerën e insulinës.

Përveç kësaj, peshku përmban hekur, kalcium dhe acid folik të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fetusit. Për më tepër, rekomandohet që konsumimi i rregullt i peshkut të bëhet jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe përpara.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori