Sipas mjekësisë tradicionale kineze, ngjyrat e pashëndetshme të fytyrës përfaqësojnë pesë lloje sëmundjesh.
Sëmundjet e brendshme mund të shkaktojnë ndryshimin e ngjyrës së fytyrës, ndërsa treguesit e fytyrës së shëndetshme ndryshojnë sipas racave të ndryshme.
Ngjyra e verdhë e fytyrës mund të shkaktohet nga disa ushqime të veçanta ose nga sëmundjet. Shumë fruta dhe perime, si karota, kungulli, spinaqi etj. përmbajnë shumë betakarotinë, që mund të shkaktojë zverdhjen e fytyrës pas ngrënies së shumtë të këtyre frutave dhe perimeve.
Përveç shkaqeve ushqimore, verdhësia në fytyrë mund të vijë nga mëlçia e zezë, gurët në tëmth, fshika e tëmthit, kanceri i tëmthit etj.
Ngjyra e bardhë e fytyrës: haset te të sëmurët e prekur nga anemia (e shkaktuar nga kequshqyerja, sëmundjet e humbjes së gjakut etj), leukemia, sëmundjet e mushkërisë etj.
Përveç kësaj, njerëzit që nuk dalin jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë, mund të kenë fytyrë të bardhë, transmeton Telegrafi.
Ngjyra e kaltër e fytyrës vjen nga mungesa e oksigjenit. Sëmundjet e lindura të zemrës, dobësia e zemrës etj. mund të shkaktojnë ngjyrën e kaltër të fytyrës.
Ngjyra e zezë është treguese e sëmundjeve kronike. Mosfunksionimi kronik i veshkës, mosfunksionimi kronik i zemrës dhe i mushkërisë, cirroza e kanceri i mëlçisë së zezë etj., mund të shkaktojnë nxirjen e fytyrës.
Përdorimi i disa llojeve të ilaçeve kundër kancerit është arsyeja tjetër për nxirjen e fytyrës.
Ngjyra e kuqe. Skuqja në fytyrë mund të vijë nga zgjerimi i enëve të gjakut në fytyrë, që mund të shkaktohet nga emocionet, çrregullimet neurotike e ato endokrine dhe shumë arsye të tjera.
Skuqjen në fytyrë e shkaktojnë tensioni i lartë i gjakut, tuberkulozi, tumori karcinoid, menopauza, etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit