Pesë nënshkrimet unike që një superkompjuter i propozon Man Utd për të dalë nga kriza

Superkompjuteri ka propozuar pesë nënshkrime për Manchester Unitedin, nënshkrime të cilat do ta ndihmonin klubin anglez për të dalë nga kriza e thellë në këtë edicion.
Mediumi Daily Star ka përdorur një superkompjuter dhe inteligjencën artificiale (ChatGPT), për t’i sugjeruar trajnerit Ruben Amorim nënshkrimet që United duhet të ndërmarrë për të braktisur krizën e thellë të lojës dhe rezultateve.
“Në 10 ndeshje në Ligën Premier kemi fituar dy. Unë e di këtë. Imagjinoni çfarë është për një tifoz të United dhe imagjinoni se çfarë është për mua. Ne kemi një trajner që po humbet më shumë tani se ai i fundit. E di këtë. Me vetëdije ne mund të jemi të suksesshëm në të ardhmen, por tani duhet të mbijetojmë në këtë kontekst. Unë nuk jam i pafajshëm”.
“Duhet të përpiqemi ta rregullojmë këtë situatë. Ne jemi skuadra më e keqe, ndoshta, në historinë e Manchester United”, pranoi Amorim për krizën e ‘Djajve të Kuq’ .
Pesë nënshkrimet që Inteligjenca Artificiale i propozon Manchester United për të dalë nga kriza: kështu i përcakton ato
Nënshkrimet që superkompjuteri i sugjeron Unitedit janë ato të Teun Koopmeiners (Juventus), të cilin e përkufizon si “një mesfushor dinamik dhe i gjithanshëm që shkëlqen si në detyrat mbrojtëse ashtu edhe në tranzicionet sulmuese”.
Një lojtar tjetër i propozuar është portieri Mickey van der Hart (PEC Zwolle): “Van der Hart, megjithëse më pak i njohur, është një portier me të cilin Amorim mund të punojë, pasi ai ofron aftësi të shkëlqyera për të ndalur gjuajtjet dhe shpërndarje më të mirë në krahasim me Onanën”.
Për sulmin, lojtari i propozuar është Vitor Roque, lojtar i Real Betis i huazuar nga FC Barcelona, të cilin e propozon si sulmues për të dalë nga bankina.
Inteligjenca Artificiale vendos gjithashtu emrin e mbrojtësit spanjoll Jose Luis Gaya (Valencia) në tabelë: “Gaya do të siguronte menjëherë më shumë stabilitet dhe fleksibilitet taktik në krahun e majtë, duke lejuar kalime më dinamike në sulm dhe ekuilibër në mbrojtje”.
Nënshkrimi i pestë i sugjeruar nga superkompjuteri te United është ai i qendërmbrojtësit portugez Goncalo Inacio (Sporting Lisbona): “Ai mund të sigurojë stabilitetin që i mungon United në mbrojtje, me udhëheqje të mirë dhe rreze kalimi për të ndihmuar Amorimin të zbatojë sistemin e tij taktik”.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze