Nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm, duhet të investoni në vetveten fillimisht. Aq më i madh që është ky investim, aq më të përshtatshëm do të bëheni për një pozitë të suksesshme.
Karrierën mund ta zgjeroni vetëm deri në atë masë sa i zgjeroni njohuritë tuaja, transmeton Telegrafi.
Lajmi i mirë është se koha të cilën e investoni në rritjen tuaj personale varet krejtësisht nga ju.
Nëse keni dëshirë do të investoni, nëse nuk keni dëshirë, do të kënaqeni për pozitën momentale që e keni në shoqëri.
Më poshtë i keni disa nga mënyrat më të thjeshta për t’i rritur kapacitetet intelektuale dhe ato të inteligjencës emocionale:
ZGJERONI HORIZONTET TUAJA
Duke i zgjeruar horizontet tuaja, ju do të njoftoheni me shumë mundësi të reja. Kjo këshillë mund të aplikohet shumë lehtë – mund të zgjedhni të vizitoni vende të reja, të zgjedhni një rrugë tjetër për të shkuar në punë, apo edhe t’i pastroni dhëmbët me dorën që s’e keni dominuese.
KËNAQUNI DUKE LEXUAR
Suksesi për shumicën e njerëzve është prioritet, prandaj shumica harrojnë të argëtohen dhe të relaksohen. Rritja personale nuk do të thotë se gjithsesi tërë kohën duhet lexuar detyra të ndryshme.
Leximi në përgjithësi, pavarësisht përmbajtjes, është i mahnitshëm për trurin.
Qoftë nëse lexoni mister, trillim, poezi, etj., ju e stimuloni procesin tuaj imagjinar.
Mes tjerash, leximi jua zgjeron fjalorin, e forcon trurin, ju ndihmon të bëheni lexues dhe shkrimtar/e më i mirë dhe komunikues profesionist!
USHTROJENI TRURIN
Ka shumë teknika përmes së cilave mund ta mbani mendjen të mprehtë. Ekzistojnë edhe aplikacione në telefon të cilat ofrojnë lojëra dhe teknika për zgjidhjen e problemeve, e të cilat janë të dizajnuar për ta rritur neuroplasticitetin e trurit.
VAZHDIMISHT MËSONI
Gjithmonë ka diçka të re që mund të mësoni. Aq më shumë që mësoni, aq më të përgatitur do të jeni për të qenë strateg/e i shkëlqyeshëm.
Mësimi jua rritë vetëbesimin, i rrit aftësitë tuaja dhe jua shton talentin!
Gjithashtu ju mundëson të punoni mençur, e jo shumë.
AKTIVITETI FIZIK
Aktiviteti fizik jo vetëm se jua formëson trupin, por edhe ju ofron funksionim më të lartë të trurit. Truri funksionon më së miri kur është i mbushur me oksigjen. Kur ju i jepni një shtysë oksigjeni trurit nga ushtrimet fizike, ju e përmirësoni memorien, aftësinë për t’u përqendruar, etj.
Përveç mënyrave të lartcekura, sigurohuni që gjithashtu të bëni mjaftueshëm gjumë dhe të keni kujdes si visheni! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Shigjetari: Horoskopi vjetor për 2024
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Sa kohë duhet për të zierë vezët?
Muzika pikëlluese mund të ofrojë kënaqësi, rehati, si edhe dhimbje
Si ta keni “veglën” shuuuumë të madhe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert