Inteligjenca emocionale mund të jetë një ndihmë e madhe
Këto strategji përfshijnë elementet kryesorë të inteligjencës emocionale, si rregullimin e emocioneve, kuptimin e dinamikave të marrëdhënieve dhe vetëdijen.
1. Besoni ndjenjat tuaja
Nëse keni inteligjencë emocionale, jeni zakonisht të vetëdijshëm për ndjenjat tuaja. Njohja, identifikimi dhe përpunimi i emocioneve ju lejon t’i kuptoni dhe të veproni mbi to në mënyrë konstruktive, në vend që të reagoni. Megjithatë, një narcist shpesh ju bën të dyshoni në ndjenjat tuaja duke imponuar versionin e tij të shtrembëruar të realitetit. Ata mund të përpiqen ta përdorin këtë si armën më të rrezikshme kundër jush.
Prandaj, një nga mjetet e inteligjencës emocionale që mund të përdorni kundër një narcisti është të besoni në atë që ndjeni. Nëse ndjeni se diçka e padrejtë po ndodh në marrëdhënie, atëherë ndoshta kështu është. Ndjenjat tuaja janë të vlefshme dhe meritojnë vëmendje!
2. Rregulloni emocionet tuaja
Aftësia për të rregulluar emocionet ju lejon të dukeni të qetë edhe në situata ku jeni provokuar. Nëse “humbni kontrollin”, gjë që është e kuptueshme në këto situata, narcisti mund të tregojë se jeni ju që jeni “problemi”.
Ai mund gjithashtu të përdorë fjalët tuaja të thëna në çastet e zemërimit dhe t’i përhapë ato tek të tjerët pas shpinës suaj. Edhe pse mund të jetë shumë e vështirë, duhet të qëndroni të qetë kur një narcist përpiqet t’ju manipulojë.
3. Kuptoni dinamikat e marrëdhënieve
Si një person me inteligjencë emocionale, keni një aftësi për të kuptuar dinamikat e marrëdhënieve. Kjo dhunti është e dobishme kur mësoni se si një narcist përpiqet t’ju manipulojë.
Një narcist zakonisht përfshin një grimcë të vërtetë në historinë e tij të shtrembëruar. Kur dëgjoni një fakt të vërtetë, shpesh mendoni se e gjithë narrativa duhet të jetë e saktë, por nuk është. Kujtoni veten që të mos bini në grackën e një gjëje të rreme vetëm sepse ajo përfshin një grimcë të vogël të së vërtetës.
4. Përgjegjësia
Përgjegjësia është një tjetër komponent i inteligjencës emocionale. Është e rëndësishme të merrni përgjegjësinë vetëm për pjesën tuaj të gabimit dhe të vazhdoni ta mbani narcistin përgjegjës për keqtrajtimin emocional, citon Anabel.
5. Vendosni kufij
Strategjia e fundit përfshin kombinimin e rregullimit të emocioneve, kuptimin e dinamikave të marrëdhënieve, si dhe vetëdijen. Inteligjenca juaj emocionale ju lejon të qëndroni të qetë, të reflektoni mbi situatën, të kuptoni manipulimin dhe të vendosni një kufi që të mos dëmtoheni ose të shfrytëzoheni sërish nga narcisti në të ardhmen.
Nëse narcisti kërkon një shpjegim, thjesht përsërisni kufirin e vendosur. Mund t’ju duhet ta përsërisni me mirësjellje disa herë derisa ai ta pranojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm
Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Pse ia vlen të luftosh për të lexuar një libër në vend që të kënaqesh me rehatinë e mediave sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025