Përshtypja e parë, shkruan Independent, krijohet në vetëm katër sekonda, gjatë të cilave mjaftojnë pesë lëvizje të thjeshta për të dalë fitues.
Takimi i parë, intervistë pune, njohje të reja. Në situate të ndryshme duhet t’u lësh përshtypje të mirë me pamje të parë, personave që mjaftohen me pak sekonda për të formuar një gjykim për personalitetin tuaj. Në bazë të atij gjykimi, ata mund të vendosin nëse do dalin sërish me ju për një takim tjetër, t’ju marrin në punë apo të bëhen miqtë tuaj.
Për të shfrytëzuar në maksimum sekondat që përcaktojnë vazhdimin e marrëdhënies me të saponjohurin, Nicholas Boothman, ka shkruar në librin “How to Make People Like You in 90 seconds” strategjitë fitimtare për të goditur në shenjë.
Jini të hapur
Në takimin e parë, gjuha e trupit është thelbësore. Për t’u treguar të hapur ndaj njohjes duhet të dërgoni shenja fizike që e konfirmojnë dëshirën tuaj për këtë. Për të goditur në zemër personin që keni përballë, duhet të shfaqim tonën. Literalisht. “Mos e mbuloni zemrën me duar, apo krahë. Dhe, nëse keni veshur xhaketë, zbërthejeni.”
Kërkoni shikimin në sy
Mos e hiqni shikimin në takimin e parë. Kërkoni sytë e tjetrit dhe lini që sytë tuaj të shprehin mirësi. Edhe sytë, janë në gjendje të qeshin. Megjithatë mos ia ngulni sytë tjetrit gjatë gjithë takimit. “Mund të duket mungesë edukate”.
Qeshni
Buzëqeshja është kartëvizita më e mirë dhe u lë njerëzve të kuptojnë që jeni të sinqertë. Kjo buzëqeshje do e ndihmojë tjetrin të kujtohet për ju.
Përshëndetja
Në çastin që shqiptohet fraza “gëzohem që ju njoha”, toni i zërit tonë duhet të jetë i gëzuar, shkruan revista class. Shtrëngojeni dorën kur tjetri prezantohet, përsërisni emrin e tjetrit… Gëzohem që ju njoha, Sara.
Afrohuni
Nuk duhet t’u hidheni sipër personave që sapo keni njohur, as t’u vini rrotull, por të shoqëroni shtrëngimin e duarve me një përkulje të lehtë të trupit drejt personit tjetër, tregon gatishmërinë për t’iu afruar dhe për t’u hapur ndaj tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërit në Danimarkë i lënë fëmijët të flenë jashtë dhe thonë se kanë një arsye të mirë për këtë
Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë