LAJMI I FUNDIT:

Pesë kostume në ngjyra të ndezura që do të dominojnë këtë pranverë

Pesë kostume në ngjyra të ndezura që do të dominojnë këtë pranverë
shutterstock

Ato jo vetëm që do t’jua bëjnë të këndshme jetën e përditshme, por janë të përshtatshme edhe për çdo rast

Disenjatorët e modës kanë sugjeruar prej disa kohësh ngjyrat e ndezura dhe kanë frymëzuar femrat me krijimet e tyre që të veshin rroba në ngjyrë portokalli, rozë, blu, jeshile dhe të verdhë.


Duke gjykuar nga fotot e influencueseve të famshme, mund të arrijmë në përfundim se kostumet me ngjyra të ndezura luajnë një rol të madh në stilimet e tyre, transmeton Telegrafi.

1. Rozë për çdo rast

Me një kostum rozë do të dukeni tërheqëse dhe femërore. Këtë kostum mund ta kombinoni pothuajse me gjithçka – këpucë, atlete, taka, këmishë dhe bluzë.

2. Kostum disa numra më të mëdhenj

Ky kostum shumë komod dhe i përditshëm, nuk është i rezervuar vetëm për raste biznesi. Mund ta vishni si në variantin e ditës ashtu edhe në atë të mbrëmjes.

3. Një kostum portokalli është gjithmonë një zgjedhje e mirë

Kostumet në ngjyra të ndezura ju japin mundësinë të eksperimentoni dhe në këtë mënyrë vetë të krijoni një stil mbresëlënës.

4. Kostumi i verdhë si sinonim i pranverës

E verdha dhe e zeza janë dy ekstreme që shkojnë në mënyrë perfekte së bashku. Nëse ju pëlqejnë kombinimet me një ngjyrë, por gjithsesi dëshironi të sillni pak freski në stilin tuaj, atëherë ky kombinim është ideal për ju.

5. Gjithmonë në trend – blu mbretërore

Kostumi i kaltër është një klasik dhe sigurisht që nuk do të gaboni nëse zgjidhni atë në ngjyrë blu mbretërore. Është ideale për t’u kombinuar me veshje në nuanca të ndryshme.

/Telegrafi/