LAJMI I FUNDIT:

Pesë kombinimet alarmante të ushqimeve dhe ilaçeve që duhet t’i shmangni

Pesë kombinimet alarmante të ushqimeve dhe ilaçeve që duhet t’i shmangni
(Foto: Pexels)

Në përgjithësi nuk këshillohet të merrni ilaçe me lukthin bosh – shpesh na thuhet të hamë një kafshatë për të ngrënë para se të pimë ndonjë tabletë.

Por, ajo që hamë ka një efekt të madh në mënyrën se si trupi ynë përpunon mjekimin dhe disa ushqime mund ta rritin efektivitetin e një ilaçi, ndërsa të tjerat mund ta zvogëlojnë atë.

Disa kombinime të barnave dhe ushqimeve madje mund të rezultojnë në mpiksje gjaku ose dëmtim të mëlçisë. Është e rëndësishme të lexoni broshurën e barit përpara se të filloni një mjekim të ri për të kontrolluar për çdo ushqim që ju këshillohet të mos hani.


Gabimet më të shpeshta gjatë përdorimit të barnave
Lexo po ashtu Gabimet më të shpeshta gjatë përdorimit të barnave

Në vijim janë pesë ushqime që nuk duhet t’i përzieni kurrë me ilaçe specifike për të shmangur komplikimet e pakëndshme:

Grejpfruti dhe statinat

Statinat janë ilaçe që ulin nivelet e lipoproteinës së kolesterolit me densitet të ulët (LDH) – i njohur gjithashtu si ‘kolesteroli i keq’ – në gjakun tuaj.

Duhet shmangur konsumi i grejpfrutit dhe lëngut të grejpfrutit nëse jeni duke marrë barna të tilla, “pasi mund të rrisë rrezikun e efekteve anësore”. Efektet anësore nga statinat mund të përfshijnë dhimbje muskulore dhe dhimbje të tjera.

“Nëse merrni një lloj tjetër statine, kufizoni marrjen e lëngut të grejpfrutit në sasi shumë të vogla ose shmangeni atë krejtësisht”, thonë nga British Heart Foundation.

Grejpfruti përmban një grup substancash të quajtura furanokumarina që pengojnë kohën që i duhet trupit për të shpërbërë një ilaç. Ato ndalojnë disa enzima të funksionojnë, gjë që mund të çojë në absorbimin e sasisë më të madhe të barit aktiv në trup sesa doza e synuar.

Frutat e tjera agrume duke përfshirë limonet dhe portokallet gjithashtu mendohet se kanë të njëjtin efekt. Grejpfruti, po ashtu, mund të përforcojë efektet anësore të disa ilaçeve për presionin e gjakut dhe ilaçeve të caktuara psikiatrike – sipas Study Finds.

Bllokuesit e kanaleve të kalciumit, të cilët përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve koronare të zemrës dhe antikoagulantët që parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut – u shtuan gjithashtu në listë nga NHS.

Produktet e qumështit dhe antibiotikët

Produktet e qumështit, si qumështi, djathi dhe kosi, mund të ndërhyjnë në përthithjen e antibiotikëve tetraciklina dhe kinolone – raporton Study Finds.

Kalciumi lidhet me antibiotikun në traktin tretës, duke zvogëluar përthithjen dhe efektivitetin e tij. Për ta shmangur këtë, është më mirë t’i merrni antibiotikët disa orë para ose pasi të keni konsumuar produkte të qumështit.

Ndërkohë, duhet të jeni të kujdesshëm kur hani djathëra të vjetëruar dhe mish, derisa jeni duke marrë frenues të monoamine-oksidazës për depresion. Ushqimi i vjetëruar dhe i tymosur përmban një aminoacid të quajtur tyramine.

Ilaçet frenuese të monoamine-oksidazës zvogëlojnë aftësinë e trupit për ta përpunuar tyraminën dhe kjo ju vë në rrezik të efekteve anësore duke përfshirë një rritje të fortë të presionit të gjakut, dhimbje gjoksi dhe rrahje të shpejta të zemrës.

Gjashtë ilaçet që ndikojnë negativisht në ciklin tuaj menstrual
Lexo po ashtu Gjashtë ilaçet që ndikojnë negativisht në ciklin tuaj menstrual

Zarzavate me gjethe dhe hollues gjaku

Nëse merrni hollues gjaku është mirë t’i kushtoni vëmendje sa zarzavate me gjethe jeni duke ngrënë – transmeton Sun Health.

Të mbrojtura për përfitimet e tyre shëndetësore, ushqimet si spinaqi, lakra jeshile dhe brokoli, janë gjithashtu të pasura me vitaminë K, e cila luan një rol në mpiksjen e gjakut.

Zarzavatet me gjethe mund t’i ndryshojnë efektet e ilaçeve për hollimin e gjakut, si varfarina, duke rritur koagulimin e gjakut.

Ekspertët këshillojnë që nuk duhet ta shmangni plotësisht konsumimin e këtyre ushqimeve nëse jeni duke marrë varfarin – thjesht mos e teproni.

Pije alkoolike dhe barna kundër dhimbjes

Ka disa ilaçe me të cilët nuk pimë kurrë alkool, si antibiotikët. Por, disa barna kundër dhimbjeve, ilaçet kundër depresionit dhe medikamentet për diabetin, mund të shkaktojnë gjithashtu një sërë komplikimesh kur ndërveprojnë me pijet alkoolike.

Këto ndërveprime mund të çojnë në marramendje, përgjumje, dëmtim të mëlçisë dhe komplikime të tjera serioze – bën të ditur Study Finds.

Alcohol Change UK paralajmëroi se nuk duhet ta përzieni kurrë alkoolin me: antibiotikët metronidazol dhe tinidazol, ose antidepresantët frenues të monoamine oksidazës (MAOI).

Njëherësh, alkooli duhet të shmanget nëse jeni duke marrë barna kundër dhimbjes, të tilla si tramadol, gabapentin dhe kodeinë, si dhe ilaçe tjera të ngjashme me morfinën.

Konsumimi i alkoolit së bashku me këto medikamente mund të jetë i rrezikshëm, duke çuar në përgjumje të rëndë dhe efekte të tjera anësore, të tilla si nauze.

Kafe dhe antipsikotikë

Ilaçet antipsikotike mund të ndihmojnë në trajtimin e njerëzve me skizofreni, çrregullim bipolar dhe çrregullim të madh depresiv.

Por, marrja e pilulave me kafeinë – në formën e çajit ose kafesë – mund ta bëjë trupin tuaj të thithë më pak nga këto ilaçe sesa nëse i merrni me ujë, sipas Health.

Ndërkohë, Study Finds raporton se kafeina mund të rrisë efektet anësore të disa ilaçeve antipsikotike dhe për ADHD, duke çuar në rritjen e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori