LAJMI I FUNDIT:

Pesë inovacione kyç që Samsung ka krijuar 50 vitet e fundit

Pesë inovacione kyç që Samsung ka krijuar 50 vitet e fundit

Samsung Electronics ka një histori të gjatë të krijimit të teknologjive inovative, si dhe zhvillimit të produkteve dhe opsioneve revolucionare.  Ja disa nga risitë kryesore të Samsung deri më tani:

Telefoni celular CDMA

Në vitin 1996, Samsung lançoi celularin e parë CDMA – SCH-100, i cili ishte telefoni i parë që përdori teknologjinë CDMA, duke e bërë atë mjaft inovativ për kohën. Ky model ishte super i lehtë dhe i hollë dhe kishte veçorinë e parë të njohjes së zërit. Gjithashtu, SCH-100 kishte aftësinë të kapte tinguj shumë delikatë, veçori kjo e cila konsiderohej tepër e avancuar.

Processed with VSCO with preset

Për tregun PCS, kompania shpiku një slogan të ri, “Të fortë në tinguj të vegjël”, për të theksuar aftësinë e telefonit celular për të kapur tinguj delikatë. Në fund të vitit 1997, një vit pasi filloi shërbimi CDMA, Samsung arriti shitjen e një milion celularëve CDMA.

Celulari Orë

Edhe pse shumë njerëz nuk e dinë këtë, Samsung ishte kompania e parë në botë që bëri një orë e cila funksiononte edhe si një celular, në vitin 1999. Me këtë pajisje unike nuk mund të kontrollonit vetëm orën, por edhe të bënit thirrje telefonike deri në 90 minuta pa e karikuar.

Sot, Samsung është ende duke e përmirësuar lojën. Ata lançuan Galaxy Watch Active2 të re në gusht të këtij viti. Kjo pajisje lejon përdoruesit të jetojnë më mirë përmes ndryshimeve të përditshme, të cilat mund të jenë të vogla por me rëndësi, nga arritja e qëllimeve të shëndetit, siç janë gjumi, fitnesi dhe menaxhimi i stresit, e deri në përfundimin e detyrave në mënyrë të efektshme. Si pjesë e familjes Galaxy, Galaxy Watch Active2 sjell më të mirën e ekosistemit Galaxy të Samsung në orën inteligjente, për ata që duan të bëjnë gjithçka.

Televizori 3D LED Full HD

Samsung Electronics mbetet prodhuesi kryesor i televizorëve për vite me radhë, duke qenë gjithnjë novatori kur bëhet fjalë për dizajnin dhe cilësinë e imazhit. Në vitin 2010, ai lançoi televizorin e parë Full HD 3D LED të krijuar ndonjëherë, i cili hapi një botë krejt të re të argëtimit përfshirës 3D.

Sidoqoftë, gjatë dekadës së fundit, teknologjia ka bërë aq shumë përparime, sa që sot përdoruesit mund t’i përjetojnë imazhet e gjalla e fantastike në televizorët e tyre përmes QLED, dhe Samsung është kompania që po drejton studimin për të çuar përvojën e përdoruesit edhe më tej.

Seria Samsung Galaxy Note

Samsung Galaxy Note erdhi në jetë në vitin 2011 dhe ishte krejt ndryshe dhe inovativ për kohën, krahasuar me smartphone të tjerë, kryesisht për shkak të madhësisë së tij të plotë. Nga kjo pikë e tutje, kompania po përmirësonte vazhdimisht secilën pajisje të re të serisë  Note, duke i shtuar karakteristika të ndryshme inovative modelit të saj origjinal.

Pra, Note 10, produkti më i fundit i series Note i paraqitur në gusht të këtij viti, është një shembull i jashtëzakonshëm i këtij rregulli. Ekrani i tij gjithëpërfshirës cep më cep Cinematic Infinity Display, është pothuajse pa kornizë dhe krijon një lidhje të qetë midis mendimit dhe veprimit, shikimit dhe krijimit. Gjithashtu, si kamera ashtu edhe revolucionari S Pen janë përmirësuar pothuajse në përsosmëri në mënyrë që të sjellin përvoja të paharrueshme.

Frigoriferi BESPOKE

Samsung Electronics ka prezantuar inovacione të mahnitshme edhe në kategorinë e pajisjeve shtëpiake, me formacionin e ri të frigoriferit BESPOKE si risinë e tij më të fundit.

Kjo kategori frigoriferësh hap një epokë krejt të re të modelimit të kuzhinës, pasi lejon përdoruesit të personalizojnë hapësirën e tyre duke zgjedhur nga një larmi materialesh, ngjyrash, madhësish dhe stilesh të ndryshme. Me këtë veçori, çdo klient mund të ketë një frigorifer unik të punuar me porosi, i cili do t’i përshtatet stilit të jetës, nevojave, si dhe hapësirës dhe arredimit të kuzhinës së tyre.

Gjithashtu, Samsung është përpjekur vazhdimisht të ketë një ndikim më të madh duke ndihmuar në uljen e nivelit të mbeturinave të prodhuara në shtëpitë tona. Për këtë qëllim, kompania u bashkua me Whisk, një zhvillues i platformës së zgjuar të ushqimit, për të krijuar përvoja gatimi më të përgjegjshme dhe miqësore me mjedisin.

Përveç inovacioneve dhe teknologjisë, kujdesi për konsumatorët dhe nevojat e tyre në të gjithë botën ishte në thelb të misionit dhe vizionit të Samsung që nga fillimi i hershëm. Kjo është pikërisht arsyeja pse kompania vendosi ta festojë këtë përvjetor në Shqipëri duke dhuruar teknologjinë dhe produktet e tij të inovative për ata që kanë më shumë nevojë, për t’a bërë jetën e tyre më të lehtë dhe më funksionale. Punonjësit e kompanisë do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh vullnetare, duke dhënë kontributin e tyre për shoqërinë lokale.

Përpos aktiviteteve të Pëgjegjësisë Sociale të Korporatës, kompania vendosi të festojë këtë përvjetor të rëndësishëm duke ofruar një përvojë unike të përdorimit, të parën e llojit të saj, dhe duke befasuar klientët vendas me ulje të fantastike dhe ofertat më të mira të shërbimeve çdo javë.

Me blerjen e televizorëve QLED Q70, Q80/85, Q90 Samsung ju jep Galaxy Tab A10.5, dhe me blerjen e televizorit QLED 8K, përfitoni bokset Q90. Gjithashtu, Samsung ju ofron deri në 25% zbritje per televizorët e serisë UHG RU8002 dhe RU74xx, nga 1 tetori deri në 17 nëntor 2019.

Nga 20 shtatori deri në 10 nëntor, të gjithë konsumatorët që blejnë një nga pajisjet e Samsung në serinë e elektroshtëpiakeve (makina larëse, tharëse, makina larëse të kombinuar, frigoriferë dhe pajisje kuzhine të integruara) do të përfitojnë deri në 25% ulje.

Në trend Teknologji

Më shumë
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Kalo në kategori