LAJMI I FUNDIT:

Pesë histori prekëse të nënave adoleshente

Pesë histori prekëse të nënave adoleshente

Të bëhesh nënë natyrisht që është gjë e vështirë, por të bëhesh me fëmijë në moshë shumë të re është një realitet shumë i vështirë për shumë vajza nëpër botë.

Sipas OKB-së, për çdo vit më shumë se dy milionë vajza nën moshën 15 vjeçare bëhen nëna. Më së shumti këto lindje bëhen tek vendet rurale, të varfra, si dhe në zonat me edukim të ulët.


Por, të bëhesh nënë në moshë kaq të re ndikon shumë në të ardhmen e atyre vajzave. Në shumicën e rasteve ato detyrohen të largohen nga shkolla dhe bënë që të kenë shumë më pak mundësi për karrierë.

Gjithashtu, si nëna ashtu edhe fëmija janë në rrezik të përhershëm nga sëmundjet e ndryshme. Çdo vit, 70 mijë vajza të moshën 10 deri në 19 vjet vdesin gjatë komplikimeve në shtatzëni.

Më poshtë, mund të lexoni pesë rrëfime të shkurta të rasteve të tilla.

adol01“Ajo u largua nga shkolla për ta rritur fëmijën e saj”.

“Nuk dëshiroja të kisha një fëmij,- por kjo gjë ndodhi, pavarësisht masave për mbrojtje. Kur e zbulova që isha shtatzënë, isha e lumtur dhe e pikëlluar në të njëjtën kohë. E lumtur për fëmijën, por e pikëlluar sepse e dija që duhej ta lija shkollën”, është shprehur Janet, 15 vjeçare nga Kolumbia.

adol02“Ajo pothuajse vdiq gjatë lindjes”

“Kisha humbur shumë gjatë lindjes pasi që placenta ime nuk dilte jashtë. Isha dërguar në spital me emergjencë dhe aty mu dhuruan shtatë qese me gjak. Askush nuk më kishte treguar për rrezikun që më kanoset nga të qenit nënë në moshë kaq të re. Tani, unë më nuk dua asnjë fëmijë tjetër”, tha Keya, 14-vjeçare nga Bangladeshi.

adol03“Jeton me prindërit e përdhunuesit të saj”

“Pas testit të shkollës fillore unë e telefonova mësuesin tim për rezultate. Ai mori numrin tim dhe vazhdonte të më telefononte dhe më kërkonte që të shiheshim. Unë i thosha që nuk doja, por ai më kërcënoi. Në ditën kur shkova për t’i marrë rezultatet, ai më përdhunoi. Prindërit e mi dhe të tij u pajtuan që familja e tij do të kujdesej për mua deri kur të lindja”, shprehet Aissa, 15 vjeçare nga Burkina Faso.

adol04“Pas shtatzanisë ajo e ndërpreu shkollimin, i dashuri i saj jo”

“Ëndrra ime është të kthehem në shkollë. Unë kisha miq me të cilët shkoja në shkollë ku performonim dhe këndonim. Është shumë pikëlluese kur i shoh miqtë e mi që shkojnë në shkollë e unë nuk mundem. Madje, edhe i dashuri im vazhdon të shkojë në shkollë kurse unë detyrohem të qëndroj në shtëpi. Dëshira ime e vetme është që djali im të mund të edukohet”, tha Angelica, 13 vjeçare nga Haiti.

adol05“Kur luaj me djalin më duket sikur të ishte miku im”

“Është shumë e vështirë që të kujdesesh për një fëmijë, kur je vet e tillë. Më duhet që të kujdesem për fëmijët e mi dhe në të njëjtën kohë edhe për burrin tim, e nuk kam aspak kohë të lirë. Por, djali im i madh bënë gjëra shumë qesharake. Më pëlqen të luaj me të pasi që edhe vet ndihem si fëmijë. Kur luajmë bashkë ndihem sikur ai është një mik i imi e jo fëmija im”, është shprehur Amira,15 vjeçare nga Jordania.