LAJMI I FUNDIT:

Pesë gjuhët e huaja që më së shumti po i mësojnë njerëzit në kohë karantine

Pesë gjuhët e huaja që më së shumti po i mësojnë njerëzit në kohë karantine

Pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona njerëz të qëndrojnë në karantinë, duke iu mundësuar atyre më shumë kohë të lirë. Dhe, shumë njerëz po përdorin këtë kohë për të mësuar një gjuhë të huaj.

Kompania për mësimin e gjuhëve Duolingo, ka parë rritjen e trafikut në “nivele të larta”, thotë Michaela Kron, menaxher i marrëdhënieve me publikun në Duolingo.


Në nivel global, regjistrimet e reja u rritën me gati 108 për qind nga 9 marsi deri në 30 mars. Për ShBA-në pati një rritje edhe më të madhe, me rreth 148 për qind. Kompania nuk pranoi të ndajë sa përdorues të rinj u regjistruan, por Kron tha që ishte “miliona”.

Një studim i kryer në Luksemburg dhe i botuar nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, zbuloi se ata që flasin më shumë se dy gjuhë mund të kenë më pak të ngjarë të kenë probleme me kujtesën, si Alzheimer dhe dementia. Një studim tjetër, i bërë në Universitetin e Çikagos, zbuloi se përdorimi i një gjuhe të huaj gjatë marrjes së vendimeve rezultoi në zgjedhje më racionale dhe më pak emocionale.

Pesë gjuhët e huaja që po mësohen gjatë kësaj kohe janë:

Gjermanisht për anglishtfolësit: Ky kurs u ofron folësve autoktonë anglezë një mundësi për të mësuar rreth kulturës, shprehjeve dhe fjalorit gjerman. Numri i nxënësve aktualë: 8.18 milionë.

Anglisht për portugishtfolësit: Ky kurs u ofron folësve vendas portugezë një shans për të mësuar në lidhje me strukturën e fjalive angleze, fjalorin dhe kulturën amerikane. Numri i nxënësve aktualë: 11.1 milionë

Frengjisht për anglishtfolësit: Ky kurs u ofron folësve autoktonë anglezë një shans për të mësuar rreth lidhjeve të foljeve franceze, idiomat dhe kulturën. Numri i nxënësve aktualë: 14.4 milionë.

Spanjisht për anglishtfolësit: Ky kurs u ofron folësve autoktonë anglezë një shans për të mësuar në lidhje me kuzhinën Spanjolle, lidhjen e foljeve dhe shprehjet. Numri i nxënësve aktualë: 25.8 milionë

Anglisht për spanjishtfolësit: Ky kurs u ofron folësve autokton spanjoll një mundësi për të mësuar rreth gramatikës, fjalorit dhe idiomave në gjuhën angleze. Numri i nxënësve aktualë: 28.6 milionë./Business insider/SCAN/