LAJMI I FUNDIT:

Pesë ëndrrat më të zakonshme intime dhe kuptimi i tyre

Pesë ëndrrat më të zakonshme intime dhe kuptimi i tyre

Ëndrrat janë shumë interesante – ndonjëherë i mbajmë mend shumë qartë, e ndonjëherë i harrojmë për pak minuta.

Kur flasim për ëndrrat seksuale, ëndrrat me ish- partnerin apo shefin janë mjaft normale, transmeton Telegrafi.


Por, cili është kuptimi i tyre?

Ekspertja e ëndrrave, psikologia Lauri Loewenberg, ka treguar për pesë ëndrrat seksuale më të zakonshme dhe kuptimin që kanë.

Me një person të panjohur

Nëse keni parë ëndërr duke bërë seks me dikë që e keni takuar apo parë para shumë muajve ose keni qëndruar bashkë për vetëm pak minuta, atëherë kjo është normale.

Sipas psikologes së lartcekur, ëndrrat me persona të tillë nuk nënkuptojnë se jeni të joshur pas tyre, por ka të bëjë diçka me ta.

Ëndërr seksuale me dikë që nuk e keni partner

Nëse jeni duke ëndërruar për dikë që nuk e keni partner/e, atëherë nuk duhet të brengoseni.

Por, nëse ju ndodh tërë kohën, atëherë ekspertja Lauri ju rekomandon ta kontrolloni jetën aktuale seksuale. Shikoni sa shpesh bëni seks dhe sigurohuni se jeni duke bërë mjaftueshëm.

Ëndrrat seksuale me shefin/shefen

Të ëndërrosh seksualisht për menaxherin apo bashkëpunëtorin është njësoj sikurse të mendoni për një shok/shoqe.

Laura shpjegon: “A duhet të bëheni bashkë për shkak të ndonjë pune? Apo ka diçka që kolegu/kolegia do të përfundonte nëse do të bashkëpunonit?

Sidoqoftë, ëndrrat me shefin janë pak më ndryshe. Fakti është se kjo ka të bëjë me dikë që është në pozitë më të fuqishme se ju”.

Ekspertja sugjeron se edhe ëndrrat me shefin nënkuptojnë se keni nevojë të lidheni me shefin në ndonjë mënyrë – siç është ndonjë projekt së bashku.

Ëndrrat seksuale me gjininë e njëjtë

Pavarësisht se nuk jeni të joshur nga gjinia e njëjtë, ky lloj i ëndrrave është mjaft i zakonshëm.

Nëse ju duket e çuditshme dhe e pakuptimtë një ëndërr e tillë, vetëm mbajeni mend se nuk ka të bëjë asgjë me kureshtjen për ta ndryshuar orientimin seksual, por ka të bëjë me atë çfarë përfaqëson personi me të cilin e keni parë veten duke bërë seks.

Seks me dikë që e urreni

Të shihni ëndërr duke bërë seks me dikë që e urreni, padyshim se është diçka mizore dhe jo fer, por që ndodh.

Kjo mund të jetë një shenjë se nënvetëdija juaj është duke ju nxitur ta gjeni një mënyrë si të lidheni më shumë me atë person ose personi në fjalë ka një aftësi apo trajtë personaliteti të cilën e dëshironi edhe ju. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori