Një shprehje thotë “Ka një arsye pse nuk jeni më bashkë” dhe është e drejtë. Këto shkrime udhëzuese të bëjnë pikërisht të mendosh për ato arsye, rëndësinë e tyre duke të ndaluar të rikthehesh te problemet e vjetra.
Megjithatë për këto arsye duhet të mendoheni mirë, sepse ka raste kur ato janë krejtësisht rrethanore dhe të rregullueshme.
Nëse ato ndjenjat e mallit për ishin kanë nisur t’ju mundojnë, ndaloni pak. Janë pyetur disa specialistë për t’iu përgjigjur pyetjes një milion dollarëshe: Kur duhet të kthehesh përsëri me ish-të dashurin?
Nuk ka qenë çasti i duhur
Ndonjëherë dikush ka nevojë për ca arritje personale, është duke ndryshuar punën apo banesën, ose do të njohë njerëz të tjerë para se të arrijnë në pikën vendimtare.
“Kam pasur një mikeshë që dilte me një djalë për ca muaj dhe ai se si u zhduk. Një vit më vonë, ai u rishfaq, por këtë herë i kishte gjërat në vijë në jetë për t’i kushtuar kohë, energji dhe dashuri marrëdhënies. Ata janë martuar dhe kanë dy fëmijë”, thotë këshilltarja e takimeve romantike Neely Steinberg, autore e Skin in the Game. D
uhet të jeni të dy në të njëjtin çast të përshtatshëm për t’iu kushtuar marrëdhënies. Duhet të kalojë ca kohë për ta parë dikë edhe në një dritë tjetër kur mund të jetë njeri tjetër. Ndryshimet nuk ndodhin brenda natës.
Ke qenë emocionalisht rrëmujë kur jeni njohur
Ndoshta ju jeni takuar, kur ti ke qenë me dikë tjetër, ose sapo kishe dalë nga një marrëdhënie dhe duhet të shërohesh nga një plagë para se të nisësh të ndërtosh diçka të re.
“Ndoshta ti mund të mendosh që je gati kur nis një marrëdhënie, por ndoshta je emocionalisht e mbërthyer pas një marrëdhënieje të pashëndetshme dhe mund të mos jesh gati t’i hapësh zemrën një djali tjetër, edhe pse ish-i mund të ketë qenë një maskara, ndërsa ai që ke përballë një djalë i mrekullueshëm”, thotë këshilltarja e takimeve, Laurel House, autore e Screwing the Rules.
Ndarja të ka dhënë një perspektivë të re
Ti kishe menduar që po të takoje një djalë tjetër, do gjeje çelësin e lumturisë. Por ja që nuk ka ndodhur kështu dhe ti ke filluar të kesh mall për atë që ish-i i dha jetës tënde.
“Mund të funksionojë nëse ke pasur mundësinë të ikësh dhe ta shohësh nga larg marrëdhënien, objektivisht, që është shumë e vështirë të ndodhë kur je në mes të saj. Ti mund të kesh provuar të njohësh djem të tjerë dhe gjatë këtij procesi ke pasur epifani për marrëdhënien e mëparshme”, thotë Steinberg.
Në këtë rast, mungesa mund ta bëjë zemrën tënde më të dashuruar, në mënyrë të mirë, të shëndetshme.
Përparësitë tuaja nuk ishin të ekuilibruara
Ka dëshira dhe nevoja. Nevojat janë ato elemente pa të cilat nuk jeton dot, ndërsa dëshirat janë elementet që do doje të kishe në jetë.
“Ndoshta ti ngatërron ato që do: djem seksi, para, argëtim, me ato që ke nevojë, që është një person mbështetës emocionalisht dhe financiarisht, i përkujdesur dhe mirëkuptues. Mund të ketë ndodhur që përparësitë e tua nuk kanë qenë të njëjta”, thotë Houes.
Për shembull, spontaniteti i vazhdueshëm i ishit, apo profesioni jokonvencional, mund të mos jenë katastrofa, por thjesht ndryshime mes jush. Nëse mendësia jote ka ndryshuar dhe mbi të gjitha, ish-i të ka bërë të lumtur, marrëdhënia mund t’ia vlejë të rinisë.
Ke pasur në kokë një plan strikt
Jeta nuk rrjedh sipas hapave që ke menduar. “Ti mund të kishe dashur propozim, martesë, pasardhës, por ai mund të mos ketë qenë gati. Ai nuk ka qenë gati për të ecur me shpejtësinë tënde, kështu që ti e le për të gjetur dikë tjetër me të njëjtin plan si ty”, thotë House.
Por mundet që askush nuk i afrohet ishit tënd dhe ti ke lënë djalin që mund të kishte qenë i duhuri. Nëse ke pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe mund të jesh treguar e paarsyeshme, kërko pak kohë për menduar nëse ju të dy mund të doni në thelb të njëjtat gjëra dhe mund të nisni gjithçka nga e para. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri