LAJMI I FUNDIT:

Pesë aparate inovative shtëpiake

Pesë aparate inovative shtëpiake

Po ju prezantojmë pesë aparate moderne shtëpiake të cilat me dizajnin e tyre inovativ do të lehtësojnë jetën e përditshme dhe do të zbukurojnë hapësirën tuaj jetësore

Tharësja e mençur e rrobave


Ekspertët e kompanisë “Xiaomi” kanë modeluar aparatin e quajtur “Mr Bond”, i cili, vetëm në shikim të parë duket sikur llambadar tavani. Me prekjen e sustës në panelin kontrollues i cili vjen bashkë me aparatin për komandim nëpërmjet telefonit dhe aplikacionit “Mi Home”, aparati bëhet tharëse funksionale e cila mund të mbajë peshën deri në 30 kilogramë rrobash, transmeton Telegrafi.

Llamba prej 20 vat e ndërtuar në kornizë alumini i ofron ndriçim plotësues hapësirës apo tarracës dhe përshpejton avullimin e lagështisë nga rrobat e njoma.

Versioni i avancuar “M1 Pro” posedon modul plotësues me nxehës dhe ventilator për tharje edhe më efikase. Lidhshmëria e aparatit me aplikacionin mundëson aktivizim të aparatit nga distanca, përkatësisht rregullim të operacioneve të ndryshme, siç janë ndezja dhe fikja në kohë të caktuar.

Çezma së cilës lëkura juaj do t’i jetë falënderuese

Disenjatorët Seungho Choi dhe Yoona Lee kanë shpikur “Beauty Jet”, aparat i cili funksionon si çezmë tradicionale, mirëpo në pjesën e sipërme ka mekanizmin të ri për hidratim të fytyrës.

Sipërfaqja e perforuar liron avullin të temperaturës së rregulluar, të përshtatshme për freskim mëngjesor të fytyrës apo pravullim të lëkurës për t’i hapur poret, gjithnjë në varësi nga nevojat e përdoruesit.

Enëlarësja moderne

“Liftin Sink” përbëhet nga tri enëlarëse të dimensioneve të ndryshme të shënuara si S, M dhe L. Sikur shumë enëlarëse moderne, “Lifting Sink” është ndërtuar nga çeliku karbonik, mirëpo, për dallim nga ato standarde, posedojnë funksion plotësues.

Këto enëlarëse të dizajnit origjinal mundësojnë që me shtypje të sustës t’ia përshtatni madhësinë e enëlarëses nevojave të momentit. Si rezultat i kësaj, larja e enëve apo e artikujve në enë të përshtatshme sjell edhe kursim të konsiderueshëm të burimeve të vlefshme natyrale – ujit, por edhe përmirëson cilësinë e larjes dhe komforin e përdoruesit.

Sistemi inovativ për zierje

“Ordine” është aparat modern për zierje i cili kursen hapësirën. Sistemi përbëhet nga dy pllaka të mëdha induktuese dhe njësia për furnizim me energji elektrike e cila është e vendosur në mur.

Kur nuk janë në përdorim, pllakat ngjiten në njësinë qendrore, duke liruar kështu hapësirë të vlefshme.

Ky aparat elegant dhe praktik është i ndërtuar nga druri natyral dhe bakri.

Radio unike

Në shikim të parë, do të habiteni kur do të shihni objektin e pazakonshëm nga i cili zgjaten tela të hollë. “La moderna” është radio me dizajn unik të cilin e kanë shpikur Fabio Verdelli, Alice dal Verme dhe Manuel Frasson.

Mund të gjendet në dy modele dhe në kombinime ngjyrë të bardhe dhe ngjyrë bakri. /Telegrafi/