Përzgjedhja e ushqimeve të duhura në mëngjes për shëndetin e veshkave
Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë.
Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe, transmeton AgroWeb.
Hani pemët dhe perimet e duhura
Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup. Pjeshkat, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqiri, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes. Në mëngjes nuk duhet të hani domate, patate, banane dhe lëng portokalli.
Kujdes me proteinat
Nivelet e larta të proteinës shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat dhe mund të nxisin akumulimin e dëmshëm të tyre në gjak. Nëpërmjet mjekut ju mund të përcaktoni një meny të shëndetshme e të kujdesshme me përmbajtje të ulët proteine. Mëngjeset me nivele të ulëta të proteinës përfshijnë: fruta, perime, drithëra, tërshërë dhe petulla me drithë të plotë.
Hiqni dorë nga kripa
Ushqimet e pasura me kripë kontribuojnë në sëmundjet e veshkave dhe këto të fundit e kanë të vështirë të përpunojnë dhe filtrojnë sasitë e mëdha të kripës. Ekspertët këshillojnë që mëngjesin ta nisni me një vakt pa kripë ku mund të hani fruta, perime, vezë të ziera fort dhe drithëra. Në mëngjes nuk duhet të hani salsiçe ose sallame, sepse përmbajnë shumë kripë.
Disa rekomandime
Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga veshkat të konsumojnë në mëngjes një nga alternativat e mëposhtme:
-Një tas me tërshërë të pasur me hekur,
-Fruta të freskëta si mollë, dardha dhe pjeshkë,
-Një panine me bukë gruri dhe një vezë të zier fort, të shoqëruar me një filxhan me fruta pylli. Nëse bëni krepa në shtëpi, bëjini me miellin e drithit të plotë dhe shoqërojini ato me fruta të freskëta e jo shurup.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën