LAJMI I FUNDIT:

Përveç virusit vdekjeprurës, “The Simpsons” parashikuan edhe izolimin dhe gazetarët që transmetojnë lajme nga shtëpia

Përveç virusit vdekjeprurës, “The Simpsons” parashikuan edhe izolimin dhe gazetarët që transmetojnë lajme nga shtëpia

Ata janë bërë të njohur për parashikimin me saktësi të ngjarjeve të jetës reale, përfshirë zgjedhjen e Donald Trumpit president të ShBA-së.

Dhe duket sikur “The Simpsons” e kanë bërë atë përsëri, pasi një shikues me sy të mprehtë vuri re që një episod i vitit 1998 tërhoqi paralele mbi pandeminë coronavirus, shkruan DailyMail.


Në një nga episodet e ‘The Simpsons’ ku ishte ora e lajmeve të mbrëmjes, personazhi Kent Brockman ishte i detyruar të prezantojë lajmet nga shtëpia pasi personazheve u thuhet se duhet t’u binden rregullave të reja të shtetrrethimit.

Gjatë këtij segmenti, ai thotë: “Ky është Kent Brockman që raporton nga shtëpia ime në përputhje me rregullat e reja të shtetit për cilindo që është nën moshën 70 vjeç”.

Gazetarët raportojnë nga shtëpia për informimin e saktë të lexuesve rreth pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Gazetarët raportojnë nga shtëpia për informimin e saktë të lexuesve rreth pandemisë COVID-19

Ky rishikim i këtij episodi vjen pak pasi kryeministri britanik Boris Johnson (tani i nfektuar me coronavirus) detyroi mbylljen e të gjitha dyqaneve, klubeve dhe bareve jo thelbësore dhe i tha vendit të qëndrojë brenda, për të kufizuar përhapjen e pandemisë së coronavirusit.

Është një situatë e jashtëzakonshme e ngjashme, me atë të gazetari të Channel 4, Krishnan Guru-Murthy, i cili në edicionin e fundit të lajmeve qendrore u detyrua të prezantonte lajmet nga shtëpia javën e kaluar, ndërsa shkoi në vetë-izolim.

Një shikues i serialit që vërejti për herë të parë ngjashmëritë, u paraqit në rrjetet sociale duke publikuar fotografitë e Kent dhe Krishman pranë njëri-tjetrit me titullin: “E urrej ta them atë, me të vërtetë e bëj, por The Simpsons kanë … Unë në fakt nuk mundem”, pasi ai duket se nuk pranoi të pranonte që ‘The Simpsons’ përsëri kishin parashikuar të ardhmen.

Fansat gjithashtu kohët e fundit sugjeruan që seriali më parë ‘parashikoi’ vet coronavirusin – në episodin e vitit 1993, të titulluar “Marge In Chains” që flet për një virus larg-lindor që përfshin planetin dhe infekton banorët e qytetit Springfield.

Në episodin “Marge In Chains”, një virus i quajtur Osaka Flu përhapet në Springfield pasi banorët porosisin shtrydhëse frutash nga Japonia.

Episodi i "The Simpsons" në vitin 1993 që parashikoi coronavirusin - nga izolimi i Tom Hanks e deri te blerja e rezervave për shkak të panikut
Lexo po ashtu Episodi i "The Simpsons" në vitin 1993 që parashikoi coronavirusin - nga izolimi i Tom Hanks e deri te blerja e rezervave për shkak të panikut

Skenat tregojnë se shtrydhëset janë të mbushura me virus në pakot e tyre, pasi punëtorët e sëmurë kolliten gjatë dërgimit të virusit në Amerikë.

Fansat e serialit diskutuan në Twitter mbi ngjashmëritë – pavarësisht faktit se virusi në “The Simpsons” erdhi nga Japonia ndërsa shpërthimi aktual i coronavirusit filloi në Wuhan të Kinës.

Disa janë aq të bindur që ata madje morën kohën për të modifikuar ‘gripin Osaka’ tek ‘Coronavirus’ në raportin e lajmeve të Kent Brockman.

Dhe nuk u desh shumë që një fans me sy të mprehtë ta dallonte.

Kështu që duket sikur Kent dhe “The Simpsons” e dinin të gjithë së bashku…Fansat gjithashtu vunë re se para këtij episodi në vitin 1999, një episod i vitit 1993 parashikoi në të vërtetë shpërthimin e coronavirusit.

Për çudi, “The Simpsons” parashikuan edhe vetë-izolimin e aktorit me famë botërore, Tom Hanks që tani është i prekur me COVID-19.

Ylli i Hollywoodit së bashku me bashkëshorten e tij, Rita Wilson, u infektuan me COVID-19 ndërsa po xhironin për një film në Australi.

Në episodin e 2007-ës të “The Simpsons”, ata tregojnë sesi Tom Hanks prezanton një kanion të madh që e sheh si vend të sigurt për t’u fsheshur, pasi nuk i beson qeverisjes amerikane.

E gjithë kjo duket sikur i përshtatet izolimit që aktori po përjeton këto ditë pasi është prekur nga coronavirusi.

Një person në Twitter shkori: “The Simpsons janë nga e ardhmja. Ata kanë parashikuar gjithçka që na ka ndodhur. Ata parashikuan vdkjen e Kobe dhe tani coronavirusi. Ç’pritet më tej?! Bota mbaron?”.

Dikush tjetër shkruajti: “The Simpsons më trembin. Ky episod u transmetua 27 vjet më parë në vitin 1993!”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori