LAJMI I FUNDIT:

Përveç NATO-s, deklaratat e Trump për ata që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen “trazojnë” edhe Shtëpinë e Bardhë dhe evropianët

Përveç NATO-s, deklaratat e Trump për ata që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen “trazojnë” edhe Shtëpinë e Bardhë dhe evropianët

Zyrtarët e lartë perëndimorë kritikuan ish-presidentin Donald Trump të dielën pasi ai theksoi se SHBA mund të mos mbrojë aleatët e NATO-s të cilët nuk po shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen nga një pushtim i mundshëm rus.

“Çdo deklarim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i vë ushtarët amerikanë dhe evropianë në rrezik të shtuar”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë me shkrim.


“Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një përgjigje të bashkuar dhe të fuqishme”, shtoi ai, duke reaguar ndaj komenteve të shtunën nga Trump, i cili ka të ngjarë të jetë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA.

Dhe një reagim ka ardhur edhe nga ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.

“Motoja e NATO-s ‘një për të gjithë, të gjithë për një’ është një angazhim konkret. Minimi i besueshmërisë së vendeve aleate do të thotë dobësim i gjithë NATO-s”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X.

NATO kritikon Donald Trump për komentet rreth anëtarëve të aleancës që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen
Lexo po ashtu NATO kritikon Donald Trump për komentet rreth anëtarëve të aleancës që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen

Asnjë fushatë zgjedhore nuk është një justifikim për të luajtur me sigurinë e Aleancës.

Veç tyre, një reagim ka pasur dhe nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, me mesazhin: “Një për të gjithë dhe të gjithë për një”.

Ndërsa presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha: “Deklaratat e pamatura mbi sigurinë e NATO-s dhe solidaritetin e Art 5 i shërbejnë vetëm interesit të Putinit (Presidentit rus Vladimir)”.

Ndryshe, neni 5 i traktatit të NATO-s thotë se një sulm i armatosur kundër një anëtari të aleancës do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve, duke shkaktuar vetëmbrojtje kolektive.

Kujtojmë se Trump, duke folur gjatë një mitingu politik në Karolinën e Jugut dhe duke rrëfyer një takim me liderët e NATO-s, citoi presidentin e “një vendi të madh” të cilin ai nuk e përmendi të pyeste: “Epo zotëri, nëse nuk paguajmë, dhe ne “Jemi sulmuar nga Rusia – do të na mbroni?”.

“Unë i thashë: ‘Nuk keni paguar? Ju jeni delikuent?’. Ai tha: ‘Po, le të themi se ka ndodhur’. Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt do t’i inkurajoja (rusët) të bëjnë çfarë të duan. Ju duhet të paguani’”.

Ndërkohë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur në lidhje me komentet e Trump, tha: “Inkurajimet e invadimit të aleatëve tanë më të ngushtë nga regjimet vrasëse janë të tmerrshme – dhe kjo rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë tonë në vend”.

Deklarata e Trump vjen pasi 31 anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord për një objektiv për të shpenzuar të paktën 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, por vlerësimet e NATO-s kanë treguar se vetëm 11 po shpenzojnë kaq shumë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori