LAJMI I FUNDIT:

Përurohet restaurimi i Shpellës së Radavcit (Foto)

Përurohet restaurimi i Shpellës së Radavcit (Foto)

“Më në fund zgjohet nga gjumi Bukuroshja e Fjetur”. Kështu u shprehën zyrtarët e OJQ-së ‘Aragonit Speleo’, të cilët punan intenzivisht për restaurimin e Shpellës së Radavcit – kjo pas investimit të më se 25,000 eurove përmes donacioneve Zvicerane të projektit PPSE nga Swisscontact.

Hapja solemne dhe prerja e shiritit për Shpellën e Radavcit nënkupton se tanimë ekziston edhe një produkt shtesë turistikë në Grykën e Rugovës.


Me rastin e përusimit të shpellës, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri shprehu falenderimet e tij ndaj Qeverisë Zvicerane të cilët po punojnë në mbështetjen e sferës ekonomike të kësaj komune.

Ndërsa, drejtori i Zyres Zvicerane për Kosovë, Patrik Etien, shprehu kënaqësinë e tij për arritjet e kësaj komune dhe të akterëve tjerë relevantë të përfshirë në këtë fushë.

Përmes projektit PPSE, i cili është pjesë e organizatës Swisscontact, u mundësua financimi i këtij produkti, dhe gjatë hapjes solemne, drejtoresha për Kosovë, Sigrid Meijer shprehu gatishmërine e projektit për mbështetje të vazhdueshme lidhur me produkte turistike, duke shprehur gjithashtu se nuk do të mungojë bashkpunimi me komunë, ashtu siç në të kaluarën është inauguruar edhe Via Ferrata në po këto bjeshkë.

Të pranishmit patën mundësinë për ta vizituar shpellën, dhe u ndanë të kënaqur me punimet e bëra në të. /Telegrafi/

radavci2
radavci3
radavci4