LAJMI I FUNDIT:

Përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes Gashi, në vitet e 90-ta aty u mbajt mësimi për nxënësit e muzikës

Përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes Gashi, në vitet e 90-ta aty u mbajt mësimi për nxënësit e muzikës

Është përuruar të hënën pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashit, në të cilën gjatë viteve 1991-1998 u zhvillua procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është zgjedhur pikërisht data 7 Mars dita e mësuesit për të kujtuar, Ibrahim Gashin i cili ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, ndërsa për ata që se kanë njohur, sot i gëzojnë frytet e kontributit tij.

“Në ditën e mësuesit për 7 Mars, për një profesion të shenjtë për neve shqiptarët por edhe për popujt tjerë në përgjithësi. Për çfarë, Ibrahim Gashi me jetën dhe veprën e tij ka dhënë si rrallë kush, për mos me thënë si pak kush tjetër, andaj ne jemi përjetë mirënjohjes e falënderues… 0:31 E di që ka ndërruar jetë një vit para shpalljes së Pavarësisë, por tërë jetën e ka pasur për liri, pavarësi e bashkim… 0:50 Prandaj, ky moment është shumë i veçantë jo veç për familjen e juaj por për të gjithë neve, për të gjithë neve që e kemi njohur, ndërkohë gjithë ata që se kanë njohur i gëzojnë sot frytet e kontributit të tij”, tha Kurti.

Ndërkaq ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci shprehu mirënjohje për gjithë ata që kanë prishur rehatinë e tyre për ta mbajtur arsimin gjallë.

“Me gjenerata kanë kontribuar për ta mbajtur gjallë arsimin shqip. Se kemi pas lehtë me vendos për shtëpi sepse janë me mijëra familje, por jo rastësisht kemi ardhur këtu, duke pasur parasysh gjithë kontributin e vazhdueshëm e me vite të Ibrahim Gashit. Prej këtu shpreh mirënjohje për të gjitha familjet, për të gjithë qytetarët që kanë prishur rehatinë, dhomat e ditës, dhomat e gjumit i kanë kthyer në klasë për ta mbajtur gjallë arsimin”, tha Nagavci.

Kjo shtëpi, si shumë të tjera në Kosovë, u shndërruan në shtëpi-shkolla pas masave të dhunshme për mbylljen e institucioneve të arsimit në gjuhën shqipe në vitet e 90-ta./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori