LAJMI I FUNDIT:

Përurohet busti i Pjetër Arbnorit, i punuar nga Sadik Spahija

Përurohet busti i Pjetër Arbnorit, i punuar nga Sadik Spahija

Ceremonia e përurimit të bustit për ish-kryetarin demokrat të Kuvendit, Pjetër Arbnori, në sheshin para sallës së seancave plenare, ka mbledhur figura të shumta politike të majta e të djathta.

Të pranishëm kanë qenë presidenti Ilir Meta, Gramoz Ruçi, Jozefina Topalli, Sali Berisha, Lulzim Basha, Besnik Mustafaj, Erion Veliaj, Genc Ruli, si dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të forcave politike.


Bustin e Pjetër Arbnorit që njihet si Mandela i Shqipërisë, është punuar nga Sadik Spahija.

Në ceremoni ka qenë familja Arbnori, bashkëshortja Suzana, fëmijët Justina dhe Filipi. /BW/