LAJMI I FUNDIT:

Përurohen dy katet e rinovuara të Klinikës së Pediatrisë në QKUK

Përurohen dy katet e rinovuara të Klinikës së Pediatrisë në QKUK

Në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është bërë përurimi i rinovimit të dy kateve, Reparti i Neurologjisë, Reparti i Gjenetikës dhe Reparti i Gastroenterologjisë – rastet kronike dhe rastet akute, investim në vlerë prej 15477euro i NLB Banka.

IMG_20160427_110111[1]


Me këtë rast, drejtori i Klinikës së Pediatrisë, Muharrem Avdiu, tha se investimet e bëra nga kjo bankë janë të mirëseardhura dhe shumë të domosdoshme për këtë klinikë. “ Përmes këtij investimi është intervenuar në nyje sanitare dhe në infrastrukturën e përgjithshme të dy kateve të Klinikës së Pediatrisë”, theksoi Avdiu.

13090273_965371643582114_1928915954_n

Kurse Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, tha se përmes këtij investimi do të lehtësohet puna e profesionistëve të klinikës së pediatrisë dhe do të ketë trajtim më të mirë për fëmijët që kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë klinikë. Sipas tij, me ndërtimin e Spitalit Pediatrik- Kirurgjik do të krijohen kushte shumë më të mira për fëmijët e Kosovë. Ai po ashtu, përmendi donacionin e bërë nga Projekt Hope për furnizim me terapi për fibrozë cistike dhe terapi tjetër përcjellëse.

Kryetari i Bordit të NLB Banka Alber Lumezi, tha se misioni i bankës është koroprativ social që nënkupton investimet dhe përkrahjen e popullatës së re, me këtë rast të fëmijëve që përbëjnë një pjesë të madhe të popullatës.

Ai theksoi se ndjehet i lumtur që kanë pasur mundësi të ndihmojnë fëmijët dhe të lehtësojnë trajtimin e tyre në kuadër të Klinikës së Pediatrisë. /Telegrafi/

13084044_965371550248790_2074444981_n

13115317_965371793582099_1418280880_n