LAJMI I FUNDIT:

Personazhet VIP që mbështetën “Paradën e Krenarisë”, të mbajtur në Prishtinë (Foto)

Personazhet VIP që mbështetën “Paradën e Krenarisë”, të mbajtur në Prishtinë (Foto)

Sot (e martë) në Prishtinë u mbajt për herë të parë parada e komunitetit LGBTI në Kosovë, e quajtur si “Parada e Krenarisë”.

Në këtë paradë morën pjesë shumë qytetarë të Prishtinë, në mbështetje të këtij komuniteti, gjersa kishte edhe prej tyre që i injoruan.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Gjithsesi, të gatshëm për mbështetje u shprehen edhe fytyrat publike nga fusha të ndryshme, të cilët përmes rrjeteve sociale, publikuan imazhe që treguan se mbështesin LGBTI-në.


Telegrafi ju sjell në vazhdim disa prej tyre:

Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa përshëndeti “Paradën e Krenarisë” sot të mbajtur në kryeqytet me një status të publikuar në rrjetin social Twitter, ku kishte shkruar: “Kosova e pati paradën e parë të krenarisë sot në Prishtinë. Dashuria është dashuri. Në emër të dashnisë”.

Dua Lipa në shqip krenare me paradën e LGBTI: Në emër të dashnisë
Lexo po ashtu Dua Lipa në shqip krenare me paradën e LGBTI: Në emër të dashnisë

Era Istrefi

Një mbështetje të tillë e dha edhe artistja kontroverse Era Istrefi. Ajo zgjodhi InstaStory-n si hapësirën për të publikuar disa imazhe nga parada e sotme, në mbishkrimin e së cilave shruante se ndjehet krenare që në Prishtinë sot ndodhi diçka e tillë.

Era Istrefi ndjehet krenare me paradën e LGBTI-së sot në Prishtinë (Foto)
Lexo po ashtu Era Istrefi ndjehet krenare me paradën e LGBTI-së sot në Prishtinë (Foto)

Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj publikoi gjithashtu një fotografi nga parada e LGBTI-së sot në kryeqytet, në Instagramin e saj. Ajo është ndjerë shumë mire me mbishkrimin e disa pankartave, që protestonin mentalitetin e disa prindërve shqiptarë. “Një dashuri”, kishte shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Agnesa Vuthaj

Edhe modelja bukuroshe Agnesa Vuthaj dha mbështetjen e saj sot për këtë komunitet. Ajo publikoi në InstaStory disa imazhe nga parada, të cilat i shoqëroi me mbishkrimet “Dashura është dashuri”.

Vesa Luma

E këngëtarja Vesa Luma zgjodhi rretin social Facebook, për të protestuar duke kujtuar këngën e saj “I ndaluar”, një këngë që trajtonte temën e çdo dashurie të ndaluar, dhe si të tillë, ajo po e cilësonë edhe dashurinë mes gjinisë së njëjtë sot. Në fund të postimit, Luma bëri thirrje për dashuri. /Telegrafi/

Vesa Luma ua kujton atyre që dolën në paradë këngën “I ndaluar”, nga ku mori kërcënime dhe ofendime (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vesa Luma ua kujton atyre që dolën në paradë këngën “I ndaluar”, nga ku mori kërcënime dhe ofendime (Foto/Video)

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori