LAJMI I FUNDIT:

Personave me aftësi të kufizuara u mohohet e drejta për punësim

Personave me aftësi të kufizuara u mohohet e drejta për punësim

Çdo punëdhënës është i obliguar të punësojë një person me aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë punëtorë. Kështu precizohet në Ligjin për Aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Përkundër kësaj, është i pakët numri i personave me aftësi të kufizuara që kanë një vend pune.

Shukrije Mulaku e cila ka përfunduar studimet për drejtësi, thotë se edhe përkundër angazhimit të saj, ajo asnjëherë nuk arriti të punësohet në profesionin e saj, raporton Radio Kosova.


“Ka mbi shtatë vite që kam përfunduar Fakultetin Juridik. Dhe, shumë herë u jam drejtuar institucioneve tona. Kam aplikuar shumë e shumë herë, por asnjëherë nuk e kam gjetur veten ne listat e tyre”, thotë Mulaku.

Ajo shprehet se aftësia e kufizuar nuk e pengoi atë që të studiojë, madje e ka motivuar edhe më shumë për punë.

“Shumë padrejtësi u bëhen personave me aftësi të kufizuara, duke filluar që nga familja e deri te shoqëria e gjerë. Ky fakt më shtyri që të studioj për drejtësi, duke menduar që mund të kontribuoj. Por, ajo që ndodhi më zhgënjeu. Unë u bëra një juriste e diplomuar, por nuk e gjeta veten askund”, shton Mulaku.

Se nuk po zbatohet Ligji që parasheh punësimin e personave me aftësi të kufizuara e thotë edhe Rinor Gashi nga Shoqata ‘’Handikos’’. Ai shprehet se përkundër reagimeve në forma institucionale gjendja aspak nuk po përmirësohet, sidomos në sektorin publik.

“Nuk e kemi numrin saktë se sa persona me aftësi të kufizuara punojnë. Por, e dimë që personat me aftësi të kufizuara në Kosovë janë të punësuar jashtëzakonisht pak në sektorin publik. Kjo jep një shembull jo të mirë, pasi që vetë institucionet duhet të jenë shembull për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të motivohet edhe sektori privat”, ka thënë Gashi.

Në Kosovë llogaritet që janë rreth 200 mijë qytetarë që janë me aftësi kufizuara. Numri i të punësuarve është shumë i vogël, edhe pse ka nga ata që janë të përgatitur profesionalisht për punë, raporton Radio Kosova. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori