LAJMI I FUNDIT:

Personat me nevoja të veçanta që punësohen, Qeveria ua mbulon pagën deri në 150 euro

Personat me nevoja të veçanta që punësohen, Qeveria ua mbulon pagën deri në 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojë zbatimi i masës 1.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ku parashihet mbështetjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se gjatë kësaj jave pritet të publikohen më shumë detaje në lidhej me zbatimin e kësaj pike.


“Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve jam njoftuar që së shpejti do të fillojmë me zbatimin e masës 1.6 të Pakos për Ringjallje Ekonomike, që ka për qëllim mbështetjen e punësimit për personat me nevoja të veçanta. Për këtë do të ketë një njoftim më të detajuar gjatë kësaj jave” bëri të ditur kryeministri Kurti.

Ndryshe, masa 1.6. e Pakos së Ringjalljes Ekonomike parasheh mbështetjen e punësimit të personave me nevoja të veçanta.

“Në funksion të arritjes së synimit për një shtet të barabartë për të gjithë, do të mbështesim secilin të punësuar me aftësi të veçanta me 50% të pagës, deri në maksimum 150 euro në muaj. Mbështetja do të bëhet për 6 muajt e parë”, thuhet në masën 1.6. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori