LAJMI I FUNDIT:

“Personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në shoqëri”

“Personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në shoqëri”

Personat me aftësi të kufizuara janë realitet, ata duhet të jenë të dukshëm, të bëhet vlerësim funksional të mundësive të tyre dhe të mundësohet përfshirja e tyre në shoqëri dhe aty ku është e mundur në tregun e punës.

Që kjo të realizohet dhe të tejkalohen gjendjet e tanishme me inkluzion të vogël të personave me aftësi të kufizuara, nevojitet qasje e përgjithshme dhe lidhje e arsimit, sistemit shëndetësor dhe mbrojtjes sociale.


Këto janë pjesë e qëndrimeve të pjesëmarrësve në Konferencë “Sy për barazi”, që në organizim të Komitetit të Helsinkit u mbajt në Shkup.

“Nëse një person mbani në mbrojtje sociale me vite, e bëni gjithnjë e më të përjashtuar nga shoqëria dhe nga tregu i punës. Për këtë shkak duhet të bëni përpjekje që sistemi arsimor dhe sistemi mbrojtës të jenë në drejtim të punësimit dhe inkluzionit të personave aty ku kjo është e mundur”, tha ministrja Carovska, gjatë fjalimit të saj në konferencë.

Ajo vlerëson se nevojitet vlerësim funksional i mundësive së këtyre personave, e jo vetëm të mangësive të tyre, si dhe transformim i institucioneve të mëdha në shtëpi më të vogla grupore, familje përkujdesëse, respektivisht institucione që përafrohen me shembullin e familjes.

Mungesa e masave në këtë drejtim, thotë, i bën këta persona gjithnjë e më pasivë dhe në vend që të zhvillohen debate për atë sa masa aktive të dedikuara për ta ka, çfarë kualifikimi kanë personat, gjithçka bie në diskutim për rritjen e shtesës.

Ambasadori britanik Charles Garrett thotë se disa persona lindin me me pengesa, disa megjithatë i marrin gjatë jetës, por të gjithë atyre u nevojitet një lloj i përkrahjes ose mbështetjes në shoqëri.

Për nevojat e Konferencës janë bërë analiza për gjendjet e personave me pengesa fizike dhe me pengesa intelektuale dhe të kombinuar./Telegrafi/