I përshkruar si një person i rreptë dhe metodik, prokurori special Robert Mueller pritet të dorëzojë paditë e para në çështjen ruse, ku po udhëheq një hetim të ndjeshëm që po trondit Shtëpinë e Bardhë.
Që nga emërimi i tij në muajin maj, si prokuror special në hetimin për marrëveshje të mundshme mes stafit të ngushtë të Donald Trump dhe Rusisë, Robert Mueller nuk është prononcuar për asnjë rast, duke preferuar të punojë në fshehtësi me një ekip prej 12 avokatësh, në zyrat në qendër të Uashingtonit, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.
I lindur në gushtin e 1944, ish-kreu i FBI-së nën drejtimin e presidentëve George W. Bush dhe Barack Obama, fitoi respektin e republikanëve si dhe demokratëve duke mos hezituar në atë kohë për të kundërshtuar Shtëpinë e Bardhë, për praktikat që ai i konsideronte si të paligjshme.
“Robert Mueller mund të mburret për vendosmërinë dhe paanësinë e shfaqur”, komentoi në momentin e emërimit të tij senatori demokrat Richard Blumenthal, një nga kritikët më të ashpër të Donald Trump.
Ai nuk ka asnjë lidhje të njohur me Donald Trump dhe është hetuesi i parë i pavarur që po merret me rastin për ndërhyrje të mundshme ruse në zgjedhjet amerikane me të gjithë pasojat e vendimit.
I emëruar në krye të të plotfuqishmes policisë federale amerikane, vetëm një javë përpara sulmeve të 11 shtatorit 2001, Robert Mueller qëndroi në këtë post për një periudhë 12 vjeçare.
Mandati i tij i gjatë u dominua nga çështjet e terrorizmit dhe të inspektimeve.
Ai u spikat për një riorganizim në thellësi të FBI në një moment kur agjencia po përballej me kërcënimet për shpërbërje pasi kishte dështuar në parandalimin e sulmeve. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?