LAJMI I FUNDIT:

Përshkrime të tre librave të njohur që mund t’i gjeni në “Dukagjini Book Store”

Përshkrime të tre librave të njohur që mund t’i gjeni në 	“Dukagjini Book Store”

Më poshtë mund t’i lexoni përshkrimet e tre librave të vlerësuar nga kritikët në botë e të përkthyer në gjuhën shqipe. Librat mund t’i gjeni në “Dukagjini Book Store”

“NE ISHIM GËNJESHTARËT” NGA E. LOCKHART


Çdo verë, anëtarët e pasur e në dukje të përkryer të familjes Sinkler, mblidhen në ishullin e tyre privat. “Ne ishim gënjeshtarët” është historia e këtyre bashkimeve të përvitshme dhe tregon se çfarë ndodhi gjatë një vere që protagonistja Kejdëns nuk arrin ta kujtojë. Paragjykimet, zilia dhe favorizimi patriarkal mes tri motrave të rritura, bën kontrast me shoqërinë dhe pikëpamjet e kushërinjve adoleshentë dhe shokut të tyre Gat. Ditët e qeta me limonadë në tarracë dhe lojërat maratonë ua lënë vendin tensionit, dashurisë së vërtetë dhe qëllimeve dashamirëse por, që shkojnë tmerrësisht keq.

“NE JEMI PAFUNDËSI” NGA STEPHEN CHBOSKY

Romani “Ne jemi pafundësi” i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe përballimin e fazës së vështirë të adoleshencës, periudhës kur njeriu ndeshet me vështirësitë e para të jetës, kur fillon të formojë karakterin, mënyrat e përballjes me të tjerët dhe veten, shqetësimet e ndryshme të personalitetit që mund të shpien në degradimin shpirtëror dhe moral të të rinjve. “Ne jemi pafundësi” është historia e Çarlit, një djaloshi 14-15 vjeçar në vitet ’90-të, i ndrojtur, introvert, shumë më i zgjuar për moshën që ka e megjithatë ai mbetet në hije e mënjanohet nga shoqëria. Subjekti dhe historia zhvillohen në formë epistolare, Çarli i shkruan letra një të panjohuri, letra në të cilat i rrëfen për jetën e vet, të familjes dhe shokëve që e rrethojnë. Në përballjet e tij me drogën, me dhunën, me margjinalizimin, bashkudhëtare do t’i jenë muzika, librat e kinemaja. Kritikët e kanë cilësuar si një libër realist për adoleshentët dhe një libër nostalgjik për të rriturit.

“VAJZAT” NGA EMMA CLINE

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve ‘60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes. Shumë shpejt, Ivi skllavërohet pas Suzanës, një vajzë hipnotizuese, më e madhe në moshë, dhe hyn në magjepsjen e një kulti që shumë shpejt do të kthehet në një rreth famëkeq, nën ndikimin e një burri që është udhëheqësi frymëzues i tyre. Fshehur mes kodrave, ferma ku rrojnë është e frikshme dhe e shkatërruar, por Ivit i duket ekzotike, drithëruese, plot energji: një vend ku ajo dëshiron dëshpërimisht të jetë pjesë. Ndërsa kalon gjithmonë e më shumë kohë larg së ëmës e ritmit të zakonshëm të jetës së saj, fiksimi pas Suzanës i shtohet dhe Ivi nuk e kupton që po i afrohet gjithmonë e më shumë një dhune të paimagjinueshme. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut nuk janë origjinale?

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut nuk janë origjinale?

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Fjala+
Jeta me makthin e Titanikut

Jeta me makthin e Titanikut

Kulture
Rëndësia e të qënit kreativ

Rëndësia e të qënit kreativ

Kulture
Kalo në kategori