LAJMI I FUNDIT:

Përshkoi detin me not nga Italia në Vlorë, Rama përgëzon Eva Buzon: Histori mbresëlënëse dhe forcë e jashtëzakonshme

Përshkoi detin me not nga Italia në Vlorë, Rama përgëzon Eva Buzon: Histori mbresëlënëse dhe forcë e jashtëzakonshme

Avokatja me origjinë shqiptare ka përfunduar me sukses udhëtimin e saj prej nga brigjet e Leces, (San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur brigjet e Shqipërisë.

Arritjen e Eva Buzos e ka përshëndetur edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Rama e ka konsideruar arritjen e Eva Buzos një histori mbresëlënëse dhe rekord.


“Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë”, shkruan Rama.

Eva Buzo nuk dorëzohet, përfundon udhëtimin 92 kilometra me not nga Italia në Vlorë
Lexo po ashtu Eva Buzo nuk dorëzohet, përfundon udhëtimin 92 kilometra me not nga Italia në Vlorë

“Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme”, shton kryeministri.

Buzo është rikthyer pas një viti për të përfunduar sfidën e saj, duke përshkuar me not brigjet nga Italia deri në Vlorë.

Eva ka qëndruar në Vlorë për disa ditë dhe ditën e djeshme, rreth orës 14:00, është nisur për në Itali me gomonen e qendrës së peshkimit në Radhimë, dhe rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not nga Lece deri në Vlorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Lajme
Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit

Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit

Politikë
Gjermania përgjysmoi kuotën për punëtorët nga Ballkani, industria e ndërtimit paralajmëron pasoja serioze

Gjermania përgjysmoi kuotën për punëtorët nga Ballkani, industria e ndërtimit paralajmëron pasoja serioze

Lajme
Haradinaj tregon se cilët emra të LVV-së do t’i votonte për kryeparlamentar

Haradinaj tregon se cilët emra të LVV-së do t’i votonte për kryeparlamentar

Politikë
Shkëlqim Devolli vizitoi Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë

Shkëlqim Devolli vizitoi Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë

Lajme
Policia nuk ia dorëzoi të gjitha provat prokurorisë për incidentin Beqa-Elezi

Policia nuk ia dorëzoi të gjitha provat prokurorisë për incidentin Beqa-Elezi

Drejtësi
Kalo në kategori