LAJMI I FUNDIT:

Përsëri zjarre në Maqedoni

Përsëri zjarre në Maqedoni

Sot pasdite u shfaq një zjarr në lokalitetin Ormane të Pehçevës, pranë rrugës rajonale Dellçevë-Pehçevë, i cili për shkak të barit të thatë dhe erës së fuqishme kanoset të shkatërrojë sipërfaqe të mëdha me drunj pishe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave të drejtorit të NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ në Pehçevë, Borçe Bojçevski, zjarri është denoncuar rreth orës 16:30, ndërsa në terren janë përfshirë të gjithë të punësuarit e NJTKZ Berovë.


‘Situata është e rrezikshme, sepse sipërfaqet janë të thata dhe fryn një erë e fuqishme që shkakton përhapjen e zjarrit me shpejtësi të madhe. Për momentin janë angazhuar të gjitha resurset njerëzore për t’u munduar ta lokalizojmë zjarrin dhe të pengojmë katastrofë me përmasa më të mëdha’, tha Bojçevski./Telegrafi/