LAJMI I FUNDIT:

Përse ta shikoni celularin është gjë e tmerrshme për gjumin, por jo shikimi i televizorit?

Përse ta shikoni celularin është gjë e tmerrshme për gjumin, por jo shikimi i televizorit?

Michael Breus, psikolog dhe specialist i gjumit, këshillon që si pjesë të rutinës të pasdites ta futni edhe “orën e fikjes” – e cila parasheh shmangien e të gjitha ekraneve.

Megjithatë, shikimi i televizorit para gjumit, siç thotë ai, është në rregull. Në fakt, Breus thotë se personalisht flenë me televizorin e ndezur, transmeton Telegrafi.


“Mendoj se jam i vetmi doktor i gjumit në botë që nuk ka problem me këtë gjë”, thotë ai.

Kur e përdorni celularin apo tabletin gjatë natës, zakonisht e mbani atë shumë afër fytyrës, kësisoj drita e kaltër mund të pengoj prodhimin e hormonit trupor për gjumë – melatoninën – dhe t’ju mbajë zgjuar.

Sidoqoftë, televizori zakonisht gjendet pak metra larg, prandaj drita e kaltër ka më pak fuqi.

Veç kësaj, përmbajtja e rrjeteve sociale mund të jetë emocionalisht më stimuluese: Shoku im i ngushtë do të bëhet baba dhe as që më ka treguar?

Nëse veç jeni duke shikuar ndonjë film apo diçka të zakonshme, Breus thotë se ka më pak mundësi që t’ju mbajë zgjuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori