LAJMI I FUNDIT:

Përse po ndiej kontraktime edhe pas lindjes? Gratë frikësohen, dhe ja se çfarë në fakt ndodh

Përse po ndiej kontraktime edhe pas lindjes? Gratë frikësohen, dhe ja se çfarë në fakt ndodh

Më të fuqishmet janë në tri ditët e para

Kur gruaja lind mendon që është edhe fundi i kontraktimeve të saj, por gabon. Shumica befasohen kur pas lindjes së bebes ndiejnë kontraktime, madje edhe pas disa ditësh.


Mos u brengosni, kjo gjë është absolutisht normale, dhe trupi juaj si edhe deri tani e di shkëlqyeshëm se çfarë bën.

Gjatë shtatzënisë mitra zgjerohet, ndërsa mu para lindjes madje 25 herë më shumë se zakonisht. Pas lindjes, ajo nuk kthehet menjëherë në madhësinë e saj të para shtatzënisë por i nevojitet kohë, transmeton Telegrafi.

Kthimi, përkatësisht tkurrja e mitrës bëhet në parimin e kontraktimit të muskujve, përkatësisht kontraktimi të cilin mund ta ndieni në një masë më të butë apo më të fortë, jo te të gjitha gratë njësoj.

Do t’i nevojiten 4 deri në 6 javë që të kthehet në madhësinë e duhur, andaj mos u brengosni nëse dhembjet në pjesën mitrës i ndieni edhe pas lindjes.

Si janë kontraktimet e mitrës pas lindjes?

Në dy deri në tri ditët e para kontraktimet janë shumë intensive. Do të vëreni që janë të forta derisa i jepni gji bebes, apo drejtpërdrejt pas lindjes. Prandaj për këtë meritë ka hormoni oksitocinë, i cili lirohet gjatë ushqimit me gji të foshnjës. Në fakt, ushqimi me gji përshpejton procesin e kthimit të mitrës në gjendjen e paralindjes.

Kjo nuk është arsye për t’u brengosur, por mund të jetë e pakëndshme. Kryesisht u ngjajnë ngërçeve menstruale, dhe gratë thonë që dhembjet janë më të mëdha në shtatzëninë e dytë se në të tretën.

Si mund ta lehtësoj dhimbjen?

Nëse keni dhimbje të forta, kontaktoni personelin mjekësor i cili mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë ilaçe që do të zvogëlojnë dhimbjen dhe nuk do të ndikojnë në ushqyerjen me gji dhe fëmijën.

Asnjëherë mos merrni ilaçe vetë, madje edhe ilaçet që keni përdorur për dhimbjet e menstruacioneve, edhe pse kontraktimet tuaja pas lindjes ndjehen si ajo lloj dhimbjeje. /Telegrafi/